Emisari për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër një artikull të Radios Evropa e lirë rreth procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Turp për Radion Evropa e Lirë (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Turp për Gjykatën e Hagës (të financuar nga taksapaguesit amerikanë). Kush po i redakton këta artikuj të REL? Rreshti i parë thotë “Prej dy vitesh” prokurorët i janë vënë pas Hashim Thaçit. Dy vjet? Jo. Krimet e supozuara janë të vitit 1998. Gjykata filloi në vitin 2016. Thaçi u arrestua në vitin 2020”, ka shkruar Grenell.
Ai tha se amerikanët po paguajnë për “drejtësi dhe raportime të rreme”.
“Tatimpaguesit amerikanë po financojnë Gjykatën e Hagës dhe Radion Evropa e Lirë. Ne po paguajmë për një gjyq të rremë dhe raportim të rremë të gjyqit”.