Statisticienti dhe njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka ngritur alarmin për një rritje të jashtëzakonshme të importit të energjisë elektrike në Kosovë gjatë tre muajve të parë të vitit 2025.
Përmes një postimi në FAcebook, Muharremi, duke iu referuar të dhënave nga Dogana e Kosovës, bëri të ditur se importi i energjisë elektrike vetëm në muajin mars 2025 ka shënuar një rritje prej 725.37 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Ndërsa, në total për tremujorin e parë të vitit, importi është 184.98 për qind më i lartë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2024.