Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga ora 12:00 vazhdon seanca konstituive, PDK dhe LDK përsëri do t’ua kërkojnë dorëheqjet qeveritarëve

17/04/2025 - 10:02
në Kryesore, Lajme
A A
“Sharjet dhe fyerjet në Kuvend, deputetëve s’ua lënë “shenjë” 700 euro gjobë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pasi Lëvizja Vetëvendosje tha se ishte para një situate të cilës pretendon se nuk ia di vazhdimin, këtë ia tregoi presidentja Vjosa Osmani, e cila i ktheu përgjigje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për t’i thënë se seanca konstituive e Kuvendit e ndërprerë të martën, do të duhej të vazhdonte sot, pasi ai i kishte kërkuar mendim për rrugën që duhej ndjekur më tej.

Seanca do të vazhdojë, siç ka bërë të ditur nga Kuvendi dje pasdite përmes një njoftimi për media. Deputetët do të mblidhen sërish sot atje për vazhdimin e seancës që pritet të fillojë në ora 12:00.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë në sallën kryesore të Kuvendit në atë orë.

Ata do të kërkojnë sërish dorëheqjet e qeveritarëve.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i tha Gazetës Express dje se “asgjë nuk ka ndyshuar” sa i përket kërkesës për dorëheqjen e qeveritarëve, duke konfirmuar se këtë do ta kërkojnë edhe sot.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kjo parti “do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës”.

“Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!”, shkroi ai dje në një postim në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se i ka shumicën e votave të nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por seanca konstituive që nisi të martën nuk vazhdoi më shumë se deri te procesi i votimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve. Ishin vetëm 52 deputetë që votuan për këtë raport, 46 ishin kundër dhe 11 abstenuan.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja votuan kundër këtij raporti, pasi thanë se në të kundërtën do ta shkelnin ligjin. Ato thanë se Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë qeveritarë që janë zgjedhur deputetë do të duhej të jepnin dorëheqje paraprakisht, sipas ligjit të ri për Qeverinë.

LVV-ja pretendoi se në komisionin e përkohshëm kishte paraqitur një letër e dorëheqjes së Kurtit nga pozita e kryeministrit, por këto parti nuk e konsiderojnë atë akt të njëmendtë dorëheqjeje. Në fakt kështu mendon edhe Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili letrën e konsideron “jovalide” dhe thotë se s’ka “asnjë vlerë”.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit vazhdimi ishte i qartë sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili paralajmëroi se një bllokadë me mosmbledhjen e deputetëve të enjten paradite është “shkelje e çdo norme juridike që vlen për konstituim të Kuvendit”.

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Arbër Rexhaj tha se i kanë votat e nevojshme që sot ta zgjedhin kryeparlamentarin.

“Mendoj që nesër pra ne do ta zgjedhim kryeparlamentarin dhe për këtë gjë i kemi siguruar (votat). Jemi në proces të krijimit të numrave. E keni parë Nismën atë ditë, ka votuar ‘për’”, tha ai mbrëmë në Kanal10.

JU REKOMANDOJMË

Dy personave me shtetësi të huaj nën kërcënimin e thikës iu grabitën paratë në një parking në Prishtinë

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
12/07/2026 - 09:37

Dy persona, një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj, kanë raportuar se janë grabitur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë. Sipas raportit policor, rasti...

Më shumëDetails

Caktohen çmimet tavan, kaq po kushton nafta sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
12/07/2026 - 09:09

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për sot dhe nesër. Për datat 12-13.07.2026, çmimet...

Më shumëDetails

Sa po presin mërgimtarët/ Kjo është gjendja në pikat kufitare

Gjendja në pikat kufitare: Sa po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova?
12/07/2026 - 08:49

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa kolona dhe me pritje të shkurtra. Sipas të dhënave të përditësuara Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  në shumicën e...

Më shumëDetails

Kjo është lista e garancive që Thaçi ofron, në mbështetje të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Haga

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
12/07/2026 - 08:19

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale, lirimin me kusht të këtij të fundit, kërkesë në të cilën bëhet e ditur edhe se, ish-presidenti Thaçi...

Më shumëDetails

Digjet një veturë në magjistralen Gjilan – Prishtinë, zjarrfikësit dalin në vendngjarje, pamje

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
12/07/2026 - 08:01

Një veturë është përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjilan – Prishtinë. Në vendngjarje shihen të jenë të pranishëm zjarrfikësit. Ndërsa pamjet janë ndarë nga RadioStarGjilan, nga ku thuhet...

Më shumëDetails

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu
11/07/2026 - 23:10

Të dielën në vend pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Vende-vende parashihen reshje shiu, të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi ofron 50 mijë € dorëzani, tregon çka synon të bëjë pas lirimit me kusht

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë