Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se partia e tij nuk do ta mbështesë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Ai ka shtuar se, në mungesë të ndryshimeve në rrethana dhe kontekst, PDK do të ruajë qëndrimin e saj të mëparshëm.
Krasniqi e ka quajtur këtë seancë si një vazhdim të asaj të mëparshme, duke theksuar se pozita e PDK-së mbetet e pandryshuar.
“Është seanca e njëjtë, por është vazhdimi i saj. Në mungesë të rrethanave dhe vazhdimit të kontekstit edhe qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë”, ka thënë ai.