Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi i ZRrE-së

18/04/2025 - 13:09
në Kryesore, Lajme
A A
Grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi i ZRrE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjidh gjuhën
sq Albanian

Grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi i ZRrE-së

Viber Icon
INDEKSONLINEE Premte, 18 Prill 2025 12:52

Grupi “Asnjë cent më shumë” në një konferencë për media ka bërë të ditur se protesta e radhës kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) do të mbahet nesër nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, duke paralajmëruar masa më të ashpra nëse nuk ka reflektim institucional, raporton Ekonomia Online.Organizatori i protestës, Besnik Shabiu, theksoi se aktivitetet e grupit nuk kanë ndalur dhe se do të vazhdojnë deri në pezullimin përfundimtar të vendimit për shtrenjtimin e rrymës.Ai shtoi se protesta e nesërme përkon me seancën konstituive të Kuvendit dhe u bëri thirrje deputetëve që të veprojnë. Shabiu paralajmëroi përshkallëzim të veprimeve nëse nuk ka reflektim pas protestës së nesërme.

“Aktiviteti i grupit ‘Asnjë Cent më Shumë’ nuk ka ndaluar për asnjë moment, jemi në vazhdimësi duke u marrë, deri në momentin kur të pezullohet përfundimisht vendimi për shtrenjtimin që është marrë në mënyrë joligjore nga ana e ZRrE-së, i cili më nuk përfaqëson interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Do të vazhdojmë të jemi edhe më tutje të zëshëm deri në momentet e fundit ku bashkë me qytetarët do ta fitojmë këtë proces. Ashtu siç kemi paralajmëruar nesër do të jetë protesta e radhës e cila do të fillojë nga ora 12:00.

Zëri i qytetarëve është mirë të mos ndalet asnjë moment. Nesër në të njëjtën kohë ka qëlluar të jetë edhe seanca konstituive e cila po dështon tash e disa herë, natyrisht prej këtij sheshi do t’i bëjmë thirrje gjithë deputetëve të Republikës së Kosovës që të shtyjnë përpara këtë proces, dhe momentin e parë që konstituohet Kuvendi të thirret menjëherë në komisionin për energji ZRrE për raportim, dhe sa më parë ky vendim të pezullohet.

Përveç kësaj do të vazhdojmë me aktivitete tjera, nëse edhe pas ditës së nesërme prapë do të vazhdohet të mos ketë reflektim natyrisht se do të jemi të detyruar që protestat t’i masovizojmë dhe ky masovizim nënkupton edhe përshkallëzim. Nuk jemi të lumtur që t’i japim kësaj lloj mesazhesh as nuk jemi në frymën e asaj që përshkallëzohet situata. Por nëse do të ketë nevojë siç kemi thënë në fillim do të bllokojmë edhe rrugët edhe institucionet në mënyrë që zëri të dëgjohet edhe më tutje. Ne sot ishim dëshmitar qysh nga mëngjesi që kanë dalë paralajmërët për shtrenjtimin e mëtejmë”, tha ai.

Ndërkohë, avokati Ardian Bajraktari njoftoi për hapat ligjorë që janë ndërmarrë ndaj vendimit të ZRrE-së, duke paralajmëruar edhe kërkesën për masë të përkohshme për ta ndaluar ekzekutimin e vendimit.Ai theksoi se vendimi për rritjen e çmimit të energjisë mund të shkaktojë pasoja të mëdha për qytetarët.Sipas Bajraktarit, padia dhe kërkesa për masë të përkohshme do të mbështeten edhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si instrument që është drejtpërdrejt i zbatueshëm në Kosovë.“Gjatë gjithë ecurisë së këtij procesi ne kemi punuar në mënyrë intenzive në drejtim të hartimit të padisë përmes së cilës do të kërkojmë anulimin e vendimit të aktit administrativ. Përkatësisht ZRrE, duke pasur parasysh faktin se i njëjti është marrë në bindjen tonë në shpërputhje me autorizimet që ka ky institucion, me theks të veçantë për sa i përket çështjes së procedurës së deritanishme.

Megjithatë, ne po presim publikimin e vendimit i cili do të duhej me ndodh, akoma nuk është bërë. Sot jam drejtuar me kërkesë zyrtare përmes emailit zyrtar ZRrE që ta kemi sa më parë këtë vendim në mënyrë që të njëjtin ta analizojmë dhe ta procedojmë, përkatësisht ta finalizojmë padinë. Po ashtu vlen të theksohet se krahas padisë kemi punuar dhe po punojmë edhe në hartimin e propozimit për masë të përkohshme, si masë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, për faktin se jemi të bindur që plotësohen kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 100 të Ligjit për Konflikt Administrativ.

Për faktin se një vendim i tillë paraqet dëm vështirë të riparueshëm për palët në procedurë, përkatësisht për qytetarët. Vendimi i tillë paraqet vështirësi dhe problem të natyrës zinxhirore për të gjithë qytetarët e vendit dhe se aprovimi i një mase të tillë nuk është kundër interesit publik, mirëpo shkon në funksion të interesit publik. E kemi argumentuar dhe do të përpiqemi edhe tutje ta argumentojmë se është edhe në linjë me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, instrument i cili është direkt i zbatueshëm në vendin tonë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Kushtetuesja s’i shkruan kryeparlamentarit – Gaxherri: Nuk e njeh konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kryetari i Kushtetueses zhvilloi bisedë telefonike me një zyrtar të lartë amerikan

17/09/2025 - 11:22
Arian Tahiri e porosit kostumin te rrobaqepësi më i vjetër i Mitrovicës, e quan të fitores
Lajme

Arian Tahiri e porosit kostumin te rrobaqepësi më i vjetër i Mitrovicës, e quan të fitores

17/09/2025 - 11:14
Ushtria amerikane e konfirmon dërgimin e vëzhguesve në ushtrimet ushtarake Bjellorusi – Rusi
Kryesore

Ushtria amerikane e konfirmon dërgimin e vëzhguesve në ushtrimet ushtarake Bjellorusi – Rusi

17/09/2025 - 11:07
Roli i Hashim Thaçit në luftë: avokati ia shfaq diplomatit amerikan një deklaratë të Albin Kurtit, kështu përgjigjet James Rubin
Lajme

Roli i Hashim Thaçit në luftë: avokati ia shfaq diplomatit amerikan një deklaratë të Albin Kurtit, kështu përgjigjet James Rubin

17/09/2025 - 10:58
Marrëveshja e Rambujesë, Rubin: Albright e “kërcënoi” Thaçin…
Kryesore

Marrëveshja e Rambujesë, Rubin: Albright e “kërcënoi” Thaçin…

17/09/2025 - 10:47
Rubin i ligjëron gjyqtarit, ia tregon njëjësin dhe shumësin: Albright nuk tha që Thaçi ishte lideri, por njëri nga liderët
Lajme

Rubin i ligjëron gjyqtarit, ia tregon njëjësin dhe shumësin: Albright nuk tha që Thaçi ishte lideri, por njëri nga liderët

17/09/2025 - 10:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë