Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Denoncimi për fajde – Prokuroria konfirmon hetimet kundër pronarit të “Bibaj Comerc”, Ekrem Hyseni

18/04/2025 - 14:36
në Kryesore, Lajme
A A
Denoncimi për fajde – Prokuroria konfirmon hetimet kundër pronarit të “Bibaj Comerc”, Ekrem Hyseni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një hetim kundër multimilionerit ferizajas, Ekrem Hyseni, që ka krijuar firmën “Bibaj” ka nisur nga Prokuroria në këtë regjion. Ai është denoncuar se ka dhënë para me fajde. Shumë para. E në ndër kohë ia ka marrë edhe një pronë që e ka vendosur në emër të gruas së vet. E ka penguar edhe në shitjen e një prone tjetër. Kamatën e kishte 15%. Insajderi sjell detajet.

M.M. një ndërmarrës nga Ferizaj, në vitin 2015 po planifikonte ta ri-niste biznesin e tij që ishte dëmtuar nga bora e madhe e atij dimri. Ai, pasi që ishin nga i njëjti qytet, njihej me Ekrem Hysenin, multimilionerin nga po ky qytet që ka krijuar firmën “Bibaj Comerc”, dhe jo vetëm atë.

Në deklaratën që ka dhënë para hetuesve, një kopje të së cilës e ka Gazeta Insajderi, ai rrëfen që nuk iu deshën më shumë se 5 minuta që të merrej vesh me Ekrem Hysenin, dhe ai do ti jepte para borxh, por me kamatë 15%.

Ia mori 170 mijë euro e duhej të ia kthente 245 mijë euro. Dhe, kjo nuk ishte hera e parë e as e fundit. I mori dhe herëve të tjera. Rrëfimi i tij i plotë i dhënë para hetuesve, është siguruar nga Gazeta Insajderi.

Në këtë deklaratë para hetuesve, viktima M.M, tregon se derisa ai po vazhdonte ta paguante – sipas marrëveshjes, borxhin e kamatën, ai pretendon që Ekrem Hyseni e përfshiu edhe gruan e tij në këtë punë, pasi që një pronë e vlefshme e viktimës u desht që të kalonte në emër të gruas se pronarit të “Bibaj Comerc”.

Dhe, ai iu tregon hetuesve se biznesmeni Hyseni, po ia bënte një lloj “loje”, sikur nëpër filma.

“Me kujtohet se kohën kur e kam nënshtruar marrëveshjen për bartjen e pronës time ne emër të gruas së Ekrem Hysenit ka qene një dasmë në restorant. Ka ardhur Ekrem Hyseni në lokal, me dokumente ne dorë me pretendimin se duhet të mbulohet sepse Krimet e Rënda ishin në firmën e tij- duhet që pronën time ta barti në emër të bashkëshortes së tij dhe si të përfundon çështja me pronësi prona te kthehet në emër të bashkëshortes sime”, rrëfen viktima dhe shton se në atë kohe kanë pasur një debat shume të ashpër për shkak se “nuk jam pajtuar me këtë mirëpo i njëjti me është lutur duke premtuar se si te përfundoj çështja me Polici do ta kthej pronën ne emrin tuaj dhe gjithçka do te jete në rregull”.

Biznesmeni Ekrem Hyseni, sipas përgjigjeve zyrtare të dërguara nga Prokuroria Themelore në Ferizaj tek Gazeta Insajderi, ka telashe serioze me ligjin.

Nga një hetim i vitit 2018 ai tashmë ka aktakuzë për veprën penale “Shmangie nga tatimi”. “Në pritje të aktgjykimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Nga një hetim i vitit 2022 ai po ashtu ka aktakuzë për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3 të KPRK-së, që është ende në shqyrtim gjyqësor.

Nga një hetim tjetër, i evidentuar si i vitit 2024 ka aktvendim për fillim të hetimeve. Edhe kësaj here- shmangie tatimore.

“Aktualisht kjo lëndë është në proces hetimor- është marr aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurit E.H.,për shkak të dyshimit të veprës penale “Shmangia nga tatimi“ nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK – së dhe personit juridik “Bi – term” Sh.P.K., për shkak të veprës penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 37 të KPRK – së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë dhënë Gazetës Insajderi.

Prokuroria ka dhënë pak detaje edhe për pyetjet e Insajderi për denoncimin për fajde, rast i denoncuar në vitin 2023.

“…iu njoftojmë se ky rast është në procedurë hetimore. Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe në këtë fazë të procedurës nuk mund të ndajmë informacione tjera”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Insajderin.

Gazeta Insajderi ka pritur për disa javë përgjigje nga biznesmeni Ekrem Hyseni, por i njëjti deri tash nuk ka dërguar ndonjë përgjigje e as koment.

Borxhi, kamata 15% dhe toka- viktima tregon se si u dëmtua nga “Ekrem Bibaj”

Ekrem Hyseni, njohët në Ferizaj si “Ekrem Bibaj”. Kjo për shkak të firmës që ka krijuar.

Ky biznesmen që është nëpër procese gjyqësoe, që më shumë dallohen ato për shmangie tatimi, sipas denoncimit të vitit 2023, dhe rrëfimit të viktimës M.M., ai është marrë edhe me fajde. Se paku në këtë rast- gjithnjë sipas denoncimit dhe deklaratës që M.M. ka dhënë në Polici.

Ai tregon se nga Ekrem Hyseni ka marrë së paku dy herë shuma të mëdha financiare, dhe në të dyja herët është dashur që t’ia kthente me kamatën 15 %. Dhe tregon që pos kësaj, u deshtë që t’ia barte një pronë që ai pretendon se në fund ishte e vlefshme 2 milionë euro.

“Edhe shumen 200.000€ ka qenë me norme interesi 15% dhe është dashur qe ne fund te ja kthej 271.000€. Komplet vlera e pronës qe e ka bartur ne emrin e tij Ekrem Hyseni ka qene rreth 2.000.000€”, thotë ai.

“Pas diskutimit tone ku ishin të pranishme edhe bashkëshortet tona, së bashku me bashkëshortën u pajtuam që të bartim pronën ne emër te tij. Dhe pas 3-4 dite unë se bashku me bashkëshorten time kemi shkuar tek noter Nexhat Qorrolli dhe e kemi nënshkruar bartjen e pronës tone të cekur me larte në emër te bashkëshortes se Ekrem Hysenit ku me rastin e nënshkrimit kemi qene prezent vetëm unë dhe bashkëshortja ime kruese nënshkrimi i Ekrem Hysenit dhe bashkëshortes se tij vetëm se kishte qene në dokumente”, zbulon detaje nga mënyra e operimit të Ekrem Hysenit ky dëshmitar.

Por, si rrodhi krejt raporti i marrjes e kthimit të parave, sipas dëshmitarit M.M. dhe sa u deshtë ai që të paguante tek Ekrem Hyseni?

“…në emër të 530.000€ të cilat Ekremi i ka marre nga unë 45.000€ sipas tij duhet ti paguaj si tatim ne fitim mirëpo unë e kam kuptuar se i njëjti fare nuk i kam paguar. Ekremi nga unë me tepër se qe me ka dhënë i ka marre 370.000€, mirëpo dua te shtoj edhe atë se shkaku i Ekremit i kam humbur edhe 700.000€ sepse me ka penguar ta shes pronën te cilën e kisha bërë pazar 1.330.000€ ku fillimisht ishim pajtuar që pronën ta shes për 2.000.000€ kurese Ekremi e ka penguar këtë shitje”, tegon ai para hetuesve, në një hetim që po e bënë prokurori Valdet Avdiu, shkruan Insajderi.

Sipas raportimeve publike, një aktakuze të ngritur në maj 2020, ku akuzohen gjashtëpersona Ekrem Hyseni, pronar i “Bibaj” Sh.P.K. me seli në Ferizaj është në qendër të skemës.

Akuzohet bashkë me Valdete Hyseni- Fazliun, pronare e biznesit “Bibaj-ae” Sh.P.K. me seli në Graçanicë, Dushan Vasiqin, pronar i biznesit “Invest-plast” Sh.P.K., Nenad Bojkoviqin, pronar i biznesit “P.P. DMD”, Herolind Elezin, pronar i biznesit “Koto-lind” Sh.P.K. dhe Shaban Ismajlin, kontabilist.

Aktakuza thotë se Ekrem Hyseni në cilësinë e pronarit të biznesit “Bibaj” Sh.P.K., gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014 ka bërë transaksione, në fakt pagesa fiktive, duke bërë blerje e shitje fiktive me qëllim të shmangies nga tatimi.

Sipas prokurorisë, këto blerje e shitje fiktive janë bërë me bizneset “P.P. D.M.D”, “Metal Pro” dhe “Simonida”.Sipas aktakuzës, shmangia nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi mbi të ardhurat e korporatës është bërë në vlerë prej rreth 455,208.10 euro.

Akuzohet se i njëjti ka shmangur pagimin e tatimit për biznesin “Neëco Mulliri Fabrika e Bukës” Sh.P.K. në shumën prej rreth 39,676.00 euro.

Valdete Hyseni- Fazliu akuzohet nga Prokuroria se gjatë vitit 2015, 2016 e deri në fund vit të 2017, në cilësinë e pronares së biznesit “Bibaj-AE” Sh.P.K., ka bërë shmangie tatimore përmes transaksioneve fiktive.Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se këto transaksione fiktive janë bërë prej kompanisë “Invest-Plast” Sh.P.K. pa blerë mallra. Shmangia e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe tatimit mbi të ardhurat e korporatave nga e pandehura, sipas prokurorisë vlerësohet të jetë në vlerë prej 532,568.67 euro.

Dushan Vasiq akuzohet se ka kryer veprën penale dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin.I pandehuri Vasiq, sipas aktakuzës ka lëshuar fatura tatimore të rrejshme për kompaninë “Bibaj AE” me qëllim që biznesi i specifikuar t’i shmanget detyrimeve tatimore dhe i ka ndihmuar këtij biznesi në përfitime jo të rregullta tatimore në vlerë të shtuar dhe tatim mbi të ardhurat e korporatave. Kurse Herolind Elezi akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale – dokumente të rrejshme.

Sipas organit të akuzës vepra penale është kryer gjatë gjithë pesë viteve 2012-2017 ku Elezi si pronar në biznesin “Konto- Lind” Sh.P.K. akuzohet se në cilësinë e kontabilistit, për përfitime qoftë për vete apo për të tjerët ka lëshuar dokumente të rrejshme.

Ai akuzohet se ka plotësuar deklarata tatimore për biznesin “P.P D.M.D”, pa pasur autorizimin e pronarit të kësaj kompanie. Pagesat në anën tjetër janë kryer nga pronari i kompanisë “Bibaj” Sh.P.K., Ekrem Hyseni.Pronar i kompanisë “P.P D.M.D” është Nenad Bojkoviq, për të cilin lënda ishte veçuar.

Kurse Shaban Ismajli gjatë vitit 2015 deri më 2017 si përfaqësues i biznesit N.T.Sh “Petriti Consulting”, në cilësinë e kontabilistit, akuzohet nga prokuroria se me qëllim të përfitimit për vete dhe për të tjerët ka lëshuar dokumente të rrejshme tatimore. Ismajli ka plotësuar dhe dorëzuar deklarata tatimore të biznesit “Invest-Plast”, pronë e të pandehurit Dushan Vasiq. Ismajli sipas aktit akuzues thuhet të ketë qenë në dijeni lidhur me transaksionet fiktive.

Me këtë veprim Ismajli akuzohet se ka kryer veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale – dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin. Lidhur me vjedhjet tatimore të këtyre viteve u hetuan edhe zyrtarë të ATK-së ndaj të cilëve edhe u ngrit aktakuzë në 2016, por aktakuza nuk u vërtetua në gjykatë./Gazeta Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë