Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maqedonci: Patjetër që i kemi numrat, ne nuk futemi në seancë pa pasur emër

18/04/2025 - 16:30
në Kryesore, Lajme
A A
Maqedonci: Patjetër që i kemi numrat, ne nuk futemi në seancë pa pasur emër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse dy herë radhazi dështoi seanca konstituive, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se i kanë numrat për formimin e institucioneve të Kosovës.
Maqedonci e vlerëson qasjen e opozitës si goditje ndaj demokracisë.

Sipas tij, fitorja e partisë Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk është dosido dhe siç thotë ai opozita po e sheh këtë rrezik, kështu duke penguar konstituimin e Kuvendit.

“Patjetër që numrat i kemi. Ne jemi të vetëdijshëm të gjithë që Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese dhe nuk është fituese dosido…Opozita duke e parë këtë rrezik për ta e pengoi që dy seanca radhazi konstituimin e Kuvendit që është një goditje ndaj demokracisë…Dje ka qenë shumë e qartë. Është thirrur një takim konsultativ që s’ka pasur të bëjë me aspektin procedural, por me aspektin e konsultimeve para se të hyhet në seancë, me qëllim që të shmanget mundësia e ndonjë shkelje kushtetuese apo ligjore dhe ka qenë hezitimi i një pjese të opozitës që edhe të komunikojë. Ne e promovojmë dialogun dhe konsultimet si mjet kryesor para se të marrim vendime politike të nivelit të përbashkët nacional”, deklaron Maqedoni,

Ndërkaq, lidhur me atë nëse LVV-ja ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, Maqedonci thotë se një gjë e tillë do të bëhet e ditur nesër,

“Besoj që kjo do të bëhet e ditur nesër, të shtunën kur edhe është planifikuar dhe seanca e radhës…Patjetër që ne nuk futemi në seancë pa pasur emër (kryeparlamentarit)”, thotë Maqedonci.

Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill por PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë insistojnë që anëtarët e qeverisë në detyrë të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.

Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kjo nuk është e nevojshme meqë sipas tij, qeveria është në detyrë që prej marsit – periudhës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas Ligjit për Qeverinë, nëse një anëtar i ekzekutivit zgjidhet deputet i Kuvendit, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas rregullores së Kuvendit, deputetët duhet të mblidhen çdo 48 orë.

Të enjten më 17 prill, deputetët e zgjedhur dështuan për herë të dytë të konstituojnë organin legjislativ.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje.

PDK, LDK dhe AAK kritikuan Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e seancës, që sipas tyre po bëhet për “pazare politike”.

Betimi i deputetëve do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit dhe më pas qeverisë së re.

Deri më tash, LVV-ja si parti fituese nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit dhe as nëse i ka numrat për ta votuar atë.

JU REKOMANDOJMË

Mustafa: Nafta në Maqedoni 1.55 euro, mos lsho pe Albin – sa ma të larta çmimet ma shumë po të votojnë!

Besian Mustafa ironizon me Kurtin: Kush e shkelë Kushtetutën është super kriminel
06/04/2026 - 11:37

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, është shprehur i shqetësuar me çmimin e lartë të naftës në Kosovë, ku aktualisht një litër kushton 1.86. Mustafa ka marrë shembull Maqedoninë...

Më shumëDetails

Diskutimet për Presidentin/ Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun

Diskutimet për Presidentin/ Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun
06/04/2026 - 11:19

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për t’u takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Ky është takimi i tretë mes tyre...

Më shumëDetails

Aksidentohen në garazhën e banesës, burrë dhe grua bëhen “kërrsh” me njëri tjetrin

Arrestohet një serb në Prizren, me 5 euro tentoi t’i korruptojë policët për të mos e gjobitur
06/04/2026 - 11:07

Pas një aksidenti në garazhin e banesës një qift kanë sulmuar njëri tjetrin, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Sipas raportit 24 orësh të policisë të dyshuarit më pas kanë...

Më shumëDetails

Ramadani: Nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës

Ramadani: Pa zgjidhje të shpejt, po shkojmë në kolaps
06/04/2026 - 10:49

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka shkruar se nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Përmes, një postimi në...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës dhe benzinës, MINT del me paralajmërim të ashpër

S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sërish del në terren
06/04/2026 - 10:34

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për...

Më shumëDetails

Dauti feston ditëlindjen e 48-të, Ramushi e uron kështu

Dauti feston ditëlindjen e 48-të, Ramushi e uron kështu
06/04/2026 - 10:30

Deputeti Daut Haradinaj feston sot ditëlindjen e 48-të. Urimi i parë publik i erdhi nga vëllai i tij, Ramushi i cili ndau një fotografi krah tij në Facebook....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dolce publikon foto ‘drithëruese’ nga pushimet në Maldive (+16)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë