Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Betimi i deputetëve i pasigurt edhe të shtunën?

18/04/2025 - 18:47
në Kryesore, Lajme
A A
Betimi i deputetëve i pasigurt edhe të shtunën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të miratohet së shpejti nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

Miratimi i këtij raporti do të jetë sërish sfidë edhe të shtunën, kur pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, thonë disa nga deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, si dhe njohës të zhvillimeve politike.

Miratimi i këtij raportit i hap rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë dhe më pas edhe procedurave të tjera që çojnë drejt përmbylljes së konstituimit të përbërjes së re të këtij institucioni ligjvënës.

Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik nëse do të arrijë ta sigurojë shumicën e nevojshme të votave për miratimin e këtij raporti.

Të premten, Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje i është përgjigjur me pyetje.

“Ajo [çështja e miratimit të raportit] është nesër [të shtunën], apo?” ka thënë Kurti.

Më 15 prill, ditën kur nisi seanca konstituive e Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kërkuan dorëheqjen formale dhe publike të anëtarëve të Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – në mënyrë që raporti të miratohej nga deputetët e tyre.

Po atë ditë, Kurti tha se dorëheqja e tij është efektive që nga 27 marsi, kur ai e njoftoi KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”.

Interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë ndryshim qëndrimi nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti nuk i është përgjigjur.

Nga AAK-ja “pro” raportit, LDK dhe PDK kundër

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë se hezitimi për votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, ekziston tek të gjitha partitë parlamentare.

Megjithatë, ai shpreh bindjen e tij se kjo nyje, e cila është krijuar në procesin e konstituimit të Kuvendit, duhet të zgjidhet.

“Duhet ta kalojmë [miratojmë] raportin dhe të hyjmë në temë, pra, të betohen deputetët. Raportin është dashur të kalojmë [qysh në fillim]. Nuk është kjo as garë as kundërshtim”, theksoi Berisha.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës mendon ndryshe. Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Besian Mustafa, thotë për Radion Evropa e Lirë se anëtarët e ekzekutivit – të cilët janë zgjedhur dhe certifikuar si deputetë – duhet t’i deponojnë dorëheqjet e tyre në organet e Kuvendit të Kosovës.

“LDK-ja vazhdon të jetë me të njëjtat qëndrime që kanë qenë që nga fillimi i kësaj seancë konstituive. LDK-ja nuk sheh ndonjë rrugë tjetër, përveç asaj ligjore”, thekson Mustafa.

Interesimit të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje nuk i është përgjigjur PDK-ja.

Megjithatë, kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, në një paraqitje për televizionin T7, të enjten, tha se deputetët e PDK-së nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre. Ai ka theksuar se në rast se duhet të miratohet raporti në Kuvend, i takon Lëvizjes Vetëvendosje të sigurojë votat e domosdoshme për një gjë të tillë.

Arifi: Opozita ka mundësi “kurthi” ndaj LVV-së

Politologu Dritëro Arifi, profesor në Kolegjin UBT në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike parlamentare nuk po tregojnë vullnet politik për tejkalimin e ngecjes në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ai nuk e sheh si problem të madh gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje nga partitë politike, por sipas tij, ato kanë frikë nga procesi që do ta pasojë konstituimin e Kuvendit, që nënkupton formimin e Qeverisë së re.

Për formimin e ekzekutivit, janë të domosdoshme votat e 61 deputetëve nga 120 sa i ka Kuvendi.

Asnjëra nga partitë nuk e ka shumicën për formimin e Qeverisë dhe, sipas Arifit, as Lëvizja Vetëvendosje dhe as tri partitë, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, nuk janë të interesuara ta krijojnë një qeveri të pakicës.

“Në fakt, asnjëra palë nuk po dëshiron, por normalisht që përgjegjësia më e madhe bie mbi partinë fituese [LVV], sepse ata janë që duhet të bashkëpunojnë, të gjejnë zgjidhje. Ata i kanë fituar zgjedhjet për të qeverisur dhe jo për të ikur nga qeverisja. Në një këndvështrim afatgjatë, kjo mund ta dëmtojë më shumë Vetëvendosjen sesa partitë tjera”, thekson Arifi.

Ai shton se tejkalimi i zvarritjes së procesit të konstituimit të Kuvendit, që i hapë rrugë formimit të Qeverisë, do të varet nga vendosmëria e Lëvizjes Vetëvendosje për ta bërë një gjë të tillë, por edhe nga tri partitë tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja për ta sfiduar partinë e parë që ajo të shkojë drejt procesit të formimit të ekzekutivit.

Sipas tij, një nga format e zgjidhjes së nyjës në procesin e konstituimit të Kuvendit, është që Lëvizjes Vetëvendosje t’i bashkëngjiten edhe partitë e tjera në votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit dhe në konstituimin e Kuvendit në përgjithësi.

“Të dyja palët kanë ngelur në pozicionet e caktuara. Por, nesër [të shtunën], mbase opozita mund të tregohet pak më e zgjuar, që ta fusë në kurth Vetëvendosjen. Pastaj, le të tentojë ajo [Vetëvendosje] që ta formojë Qeverinë. Kjo do të ishte ndoshta betejë më e rëndësishme për opozitën sesa për Vetëvendosjen”, thekson Arifi.

Megjithatë, bazuar në qëndrimet publike të partive politike parlamentare, Arifi nuk pret që të shtunën të tejkalohet ngecja në Kuvend dhe të hapet rruga për betimin e deputetëve.

Sipas tij, kjo situatë do të vazhdojë së paku edhe me dy ose tri vazhdime të seancës konstituive të Kuvendit dhe nëse nuk arrihet zgjidhje, atëherë ai pret përfshirjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të gjetur ndonjë zgjidhje.

Ai thotë se është i vetëdijshëm që presidentja Osmani nuk ka mandat kushtetues për të ndërhyrë në çfarëdo forme në procesin e konstituimit të Kuvendit, por sipas tij, “ajo ka mandat për mbrojtjen e rendit kushtetues”.

Kosova, sipas Arifit nuk guxon të mbesë pa institucione dhe në rast se ka një rrezik të tillë, presidentja Osmani duhet të ndërhyjë te partitë politike që ato të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit./REL

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu

Parashikimi i motiti për nesër, priten reshje shiu
11/07/2026 - 23:10

Të dielën në vend pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Vende-vende parashihen reshje shiu, të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të...

Më shumëDetails

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim

‘‘Ka disa probleme’’, Shala: Projektligji për Byronë përdor formulime të paqarta, lihet hapësirë për interpretim
11/07/2026 - 22:47

Hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala, ka ngritur shqetësimin se Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme...

Më shumëDetails

“Nuk luaj rolin e babait”, Rama flet për Kurtin

“Nuk luaj rolin e babait”, Rama flet për Kurtin
11/07/2026 - 21:47

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, kryeministri Edi Rama foli për raportet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Rama nënvizoi se ka respektuar gjithnjë...

Më shumëDetails

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme
11/07/2026 - 21:33

Bashkimi Evropian nuk e sheh gazin e lëngshëm natyror (LNG) si komponentë të strukturës së ardhshme energjetike të Kosovës, për aq kohë sa prioritet absolut i vendit mbetet...

Më shumëDetails

Qarkullimi i ndaluar deri më 18 korrik – Rama ndan pamje nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit

Qarkullimi i ndaluar deri më 18 korrik – Rama ndan pamje nga punimet në rrugën te Rrethi i Flamurit
11/07/2026 - 21:32

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në rrugën ‘’Fehmi Lladrovci’’ në kryeqytet. Aty, siç ka bërë të ditur dje komuna, punimet...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda
11/07/2026 - 21:26

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti është regjistruar në orën 20:22. Epiqendra e tërmetit ishte 17 km në juglindje të Prizrenit dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Thaçi ofron 50 mijë € dorëzani, tregon çka synon të bëjë pas lirimit me kusht

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë