Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Betimi i deputetëve i pasigurt edhe sot?

19/04/2025 - 10:31
në Kryesore, Lajme
A A
Betimi i deputetëve i pasigurt edhe sot?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të miratohet së shpejti nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

Miratimi i këtij raporti do të jetë sërish sfidë edhe të shtunën, kur pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, thonë disa nga deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, si dhe njohës të zhvillimeve politike.

Miratimi i këtij raportit i hap rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë dhe më pas edhe procedurave të tjera që çojnë drejt përmbylljes së konstituimit të përbërjes së re të këtij institucioni ligjvënës.

Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik nëse do të arrijë ta sigurojë shumicën e nevojshme të votave për miratimin e këtij raporti.

Të premten, Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje i është përgjigjur me pyetje.

“Ajo [çështja e miratimit të raportit] është [të shtunën], apo?” ka thënë Kurti.

Më 15 prill, ditën kur nisi seanca konstituive e Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kërkuan dorëheqjen formale dhe publike të anëtarëve të Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – në mënyrë që raporti të miratohej nga deputetët e tyre.

Po atë ditë, Kurti tha se dorëheqja e tij është efektive që nga 27 marsi, kur ai e njoftoi KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”.

Interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë ndryshim qëndrimi nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti nuk i është përgjigjur.

Nga AAK-ja “pro” raportit, LDK dhe PDK kundër

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë se hezitimi për votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, ekziston tek të gjitha partitë parlamentare.

Megjithatë, ai shpreh bindjen e tij se kjo nyje, e cila është krijuar në procesin e konstituimit të Kuvendit, duhet të zgjidhet.

“Duhet ta kalojmë [miratojmë] raportin dhe të hyjmë në temë, pra, të betohen deputetët. Raportin është dashur të kalojmë [qysh në fillim]. Nuk është kjo as garë as kundërshtim”, theksoi Berisha.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës mendon ndryshe. Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Besian Mustafa, thotë për Radion Evropa e Lirë se anëtarët e ekzekutivit – të cilët janë zgjedhur dhe certifikuar si deputetë – duhet t’i deponojnë dorëheqjet e tyre në organet e Kuvendit të Kosovës.

“LDK-ja vazhdon të jetë me të njëjtat qëndrime që kanë qenë që nga fillimi i kësaj seancë konstituive. LDK-ja nuk sheh ndonjë rrugë tjetër, përveç asaj ligjore”, thekson Mustafa.

Megjithatë, kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, në një paraqitje për televizionin T7, të enjten, tha se deputetët e PDK-së nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre. Ai ka theksuar se në rast se duhet të miratohet raporti në Kuvend, i takon Lëvizjes Vetëvendosje të sigurojë votat e domosdoshme për një gjë të tillë.

Arifi: Opozita ka mundësi “kurthi” ndaj LVV-së

Politologu Dritëro Arifi, profesor në Kolegjin UBT në Prishtinë, se partitë politike parlamentare nuk po tregojnë vullnet politik për tejkalimin e ngecjes në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ai nuk e sheh si problem të madh gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje nga partitë politike, por sipas tij, ato kanë frikë nga procesi që do ta pasojë konstituimin e Kuvendit, që nënkupton formimin e Qeverisë së re.

Për formimin e ekzekutivit, janë të domosdoshme votat e 61 deputetëve nga 120 sa i ka Kuvendi.

Asnjëra nga partitë nuk e ka shumicën për formimin e Qeverisë dhe, sipas Arifit, as Lëvizja Vetëvendosje dhe as tri partitë, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, nuk janë të interesuara ta krijojnë një qeveri të pakicës.

“Në fakt, asnjëra palë nuk po dëshiron, por normalisht që përgjegjësia më e madhe bie mbi partinë fituese [LVV], sepse ata janë që duhet të bashkëpunojnë, të gjejnë zgjidhje. Ata i kanë fituar zgjedhjet për të qeverisur dhe jo për të ikur nga qeverisja. Në një këndvështrim afatgjatë, kjo mund ta dëmtojë më shumë Vetëvendosjen sesa partitë tjera”, thekson Arifi.

Ai shton se tejkalimi i zvarritjes së procesit të konstituimit të Kuvendit, që i hapë rrugë formimit të Qeverisë, do të varet nga vendosmëria e Lëvizjes Vetëvendosje për ta bërë një gjë të tillë, por edhe nga tri partitë tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja për ta sfiduar partinë e parë që ajo të shkojë drejt procesit të formimit të ekzekutivit.

Sipas tij, një nga format e zgjidhjes së nyjës në procesin e konstituimit të Kuvendit, është që Lëvizjes Vetëvendosje t’i bashkëngjiten edhe partitë e tjera në votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit dhe në konstituimin e Kuvendit në përgjithësi.

“Të dyja palët kanë ngelur në pozicionet e caktuara. Por, sot, mbase opozita mund të tregohet pak më e zgjuar, që ta fusë në kurth Vetëvendosjen. Pastaj, le të tentojë ajo [Vetëvendosje] që ta formojë Qeverinë. Kjo do të ishte ndoshta betejë më e rëndësishme për opozitën sesa për Vetëvendosjen”, thekson Arifi.

Megjithatë, bazuar në qëndrimet publike të partive politike parlamentare, Arifi nuk pret që të shtunën të tejkalohet ngecja në Kuvend dhe të hapet rruga për betimin e deputetëve.

Sipas tij, kjo situatë do të vazhdojë së paku edhe me dy ose tri vazhdime të seancës konstituive të Kuvendit dhe nëse nuk arrihet zgjidhje, atëherë ai pret përfshirjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të gjetur ndonjë zgjidhje.

Ai thotë se është i vetëdijshëm që presidentja Osmani nuk ka mandat kushtetues për të ndërhyrë në çfarëdo forme në procesin e konstituimit të Kuvendit, por sipas tij, “ajo ka mandat për mbrojtjen e rendit kushtetues”.

Kosova, sipas Arifit nuk guxon të mbesë pa institucione dhe në rast se ka një rrezik të tillë, presidentja Osmani duhet të ndërhyjë te partitë politike që ato të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit./REL

JU REKOMANDOJMË

Alarmi për cunami, Ambasada e Shqipërisë në Japoni del me mesazh të rëndësishëm
Lajme

Alarmi për cunami, Ambasada e Shqipërisë në Japoni del me mesazh të rëndësishëm

30/07/2025 - 11:43
Rrëzohet helikopteri ushtarak në Gjermani
Lajme

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Gjermani

30/07/2025 - 11:42
Propaganda e djeshme e VV-së për operacionin në Ujman, ambasada italiane: Mbështetje e plotë për KFOR-in dhe Komandantin
Lajme

Propaganda e djeshme e VV-së për operacionin në Ujman, ambasada italiane: Mbështetje e plotë për KFOR-in dhe Komandantin

30/07/2025 - 11:40
Telefonoi disa herë Fitore Pacollin, arrestohet Hazir Hoxha
Lajme

Arrestimi i Hazir Hoxhës pasi ngacmoi Fitore Pacollin, policia jep detaje

30/07/2025 - 11:37
Cunami kërcënon bregdetin e Kalifornisë pas tërmetit 8.3 ballësh – qytetarëve u kërkohet evakuim urgjent
Lajme

Cunami kërcënon bregdetin e Kalifornisë pas tërmetit 8.3 ballësh – qytetarëve u kërkohet evakuim urgjent

30/07/2025 - 11:31
Bëhu me villën e ëndrrave tek “Lama Hill” në Kovaçicë të Shalës së Bajgorës
Lajme

Bëhu me villën e ëndrrave tek “Lama Hill” në Kovaçicë të Shalës së Bajgorës

30/07/2025 - 11:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë

    Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Trupi i 33-vjeçarit gjendet në Ujman – familjarët shpërthejnë në lot

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “E aktivizuam pajisjen, 10 minuta në dispozicion” – Detaje ekskluzive si Igor Popoviq përgjonte takimin në Bruksel

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Ambasada gjermane e godet ashpër Vetëvendosjen që e politizoi operacionin e kërkim-shpëtimit të sotëm të FSK-së në Ujman

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë