Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se ishte propozimi i PDK-së ai që u miratua dhe me të cilin janë pajtuar të gjitha partitë.
Sipas Krasniqit, përfaqësuesi i tyre, Përparim Gruda, ka propozuar zgjidhjen për të dalë nga bllokimi i institucioneve, me të cilën u pajtuan të gjitha partitë.
Krasniqi ka bërë të qartë se në procesverbalin e raportit të ri do të evidentohet se të gjithë ministrat dhe kryeministri kanë ofruar dorëheqje individualisht.
“Kërkesa dhe rekomandimi i PDK-së është pranuar është që të evidentohet se në raport të gjithë ministrat dhe kryeministri kanë dhënë dorëheqje individualisht dhe tani kemi një ndryshim të rrethanave i cili na ka ndihmuar që të vazhdojmë tutje. Dorëheqja është evidentuar në procesverbalin e takimit.