Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës e Serbisë për faturimin e rrymës në veri.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke e quajtur “gjë të mirë” dhe “rrugë e duhur”.
Sipas tij, çdo qasje tjetër karshi kësaj problematike është “humbje kohe” dhe gënjeshtër ndaj vetëvetes.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, ka shkruar Rama.












