Rusia sot ka bërë të ditur se do të ndalojë të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë nga ora 18:00 deri në mesnatën e 21 prillit, kjo për shkak të Pashkëve.
Pas kësaj, ka reaguar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se në të gjithë Ukrainën janë përhapur alarmet për sulme ajrore, duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se po luan me jetën e njerëzve.
“Në orën 17:15, mbi qiellin tonë u panë drone sulmuese ruse. Mbrojtja ajrore dhe aviacioni ukrainas tashmë kanë filluar të punojnë për të na mbrojtur”.
“Dronët në qiell tregojnë qëndrimin e vërtetë të Putinit ndaj Pashkëve dhe ndaj jetës së njerëzve”, ka thënë Zelensky.