Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka thënë se do të qëndrojë në opozitë në përbërjen e ardhshme parlamentare, duke theksuar se vendimi është marrë dhe se nuk pret ndonjë ndryshim në këtë drejtim.
Në një prononcim për “Kallxo Përnime”, Balje tha se nuk e konsideron veten si faktor vendimtar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit apo për formimin e Qeverisë së re.
Ajo shtoi se beson që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të arrijë të gjejë zgjidhje edhe pa mbështetjen e saj.
“Tash edhe me qenë unë në opozitë nuk ka me ndryshu asgjë. Unë jam e sigurt që Vetëvendosje ka me gjetë zgjidhje. Ne sot kemi vendosë me shku në opozitë. Ne sot kemi vendosë dhe nuk besoj që ka me ndodhë ndonjë ndryshim” – deklaroi Duda Balje.













