Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot për energji në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani ka shkruar se kjo marrëveshje është e një rëndësie vendimtare.
Sipas saj, zbatimi i marrëveshjes është hap kyç.
Postimi i saj i plotë:
Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare.
Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces.
Tani zbatimi është hapi kyç përpara!











