Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama nga Gjirokastra: Pensioni minimal 200 euro, ai mesatar 400 euro

22/04/2025 - 11:27
në Kryesore, Lajme
A A
Rama nga Gjirokastra: Pensioni minimal 200 euro, ai mesatar 400 euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Partisë Socialiste këtë paradite ka ndaluar në Gjirokastër, në një takim me pensionistët e qytetit.

Rama ka bërë një pasqyrë të situatës së pensioneve, siç tha ai “ku jemi dhe çfarë duam të bëjmë”.

Atje, kryeministri i Shqipërisë tha se problemi i pensioneve ka nisur nga ata që sot janë në opozitë, të cilët vendosën një tavan për pensionet.

“Kemi pensionistët që kanë dalë para dhe pas reformës sonë. Siç e patë këtu kishim rastin e parë me pension të paplotë për shkak të një numri vitesh në sigurime të ndërprerë nga emigracioni, dhe me indeksimet që janë bërë sot ai merr pension 170 euro, kishim rastin e zyshë Zanës që ka sigurime të plota, por ka dalë para reformës dhe çfarë ndodhte para reformës, se kjo është katastrofa në bazën e kësaj historie që e kanë bërë ata që sot u qajnë hallin. Para reformës ndodhën dy gjëra të rënda, e para u shkatërrua baza prodhuese e vendit dhe 40 vjeç u quajtën pensionistë, dhe u caktua një tavan 240 mijë lekë të vjetra që t’i nuk e kaloje dot. Pensioni u kthye në asistencë. Dhe çfarë ndodhi? Si dikush që nuk kishte kontribute si zysha, tavani ishte aq, dhe zysha ka dalë me tavanin 240 mijë lekë. Ne hoqëm tavanin dhe vendosëm bazën kontributeve. Ndaj zysha tjetër në raport me kontribute edhe pse kanë të njëjtat vite, ka pension me të madh, 380 euro”, tha ai.

Më tej, Rama sqaroi dhe objektivat e PS-së që kanë në lidhje me pensionet, ku sipas tij objektiv është që pensioni minimal të jetë 200 euro, dhe mesatari i atyre që janë me kontribute, të jetë 400 euro.

“Këto ishin dy politikat e ndryshme mes pensioneve tona dhe të atyre. Ky është kulmoi, një Tritan Tritan vjen këtu vërdallë… Cili është problemi që zotëria i parë ka dhe pavarësisht ankesave ne nuk e adresojmë dot? Duke qenë në Greqi nuk ka kontribuar dot për pensionin e tij, dhe ka shumë njerëz që pasi kthehen nga Greqia nuk del një pension… sepse nuk kanë kontribute. Një histori më e rëndë akoma kanë pensionet e fshatit. Ne kemi bërë një hap që përtej indeksimeve që janë ligjore, detyruese, madje i kemi bërë dhe dy herë në, përtej indeksimeve kemi vendosur që duke qenë që tani kemi të ardhura që tejkalojnë parashikimet, kemi vendosur që ta ndajmë për pensionistët një bonus fundviti dhe një pranvere. Nga dhjetori në shkurt të këtij viti, ne kemi ndarë 165 milionë euro vetëm për pensionistët dhe do vazhdojmë ta bëjmë bazuar në rritjen ekonomike. Kemi përcaktuar edhe dy piketa, edhe rritja e kontributeve ka ardhur në mënyrë të qëndrueshme, kemi shtuar rreth 300 mijë kontributorë të tjerë, që të arrijmë që të kemi një pension minimal 200 euro, pra pavarësisht që ke nuk ke, minimale t’i jetë 200 euro dhe për të siguruarit të kemi një pension mesatar 400 euro. Këto janë dy objektivat”, deklaroi Rama para pensionistëve, duke kërkuar që t’i besojnë edhe një tjetër mandat”, ka thënë Rama, raporton Top Channel.

JU REKOMANDOJMË

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri

Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia i dënon me mbi 10 mijë euro dy të rinj në Shqipëri
11/07/2026 - 20:29

Policia e Shqipërisë njofton se ka gjobitur dy të rinj pasi dyshohet se rrezikuan pushuesit duke lëvizur me mjete lundruese afër bregut. Të dy në total u gjobitën...

Më shumëDetails

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”
11/07/2026 - 20:17

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin...

Më shumëDetails

Kurti edhe në kombanjë ruhet nga truproja

Kurti edhe në kombanjë ruhet nga truproja
11/07/2026 - 20:14

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar të shtunën në Podujevë. Ai atje ka parë nga afër fushatën e korrje shirjeve në këtë komunë. Në një moment, Kurti...

Më shumëDetails

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
11/07/2026 - 19:57

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, sipas të cilit nuk ka kolona apo pritje të gjata...

Më shumëDetails

Kjo është lista e garancive që Thaçi ofron në mbështetje të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata në Hagë

Kjo është lista e garancive që Thaçi ofron në mbështetje të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata në Hagë
11/07/2026 - 19:46

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pos tjerash ka ofruar 50 mijë euro si garanci financiare (dorëzani) në kuadër të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata...

Më shumëDetails

SHBA-ja kërkon zotim nga Irani: Ndaloni së shtëni anijet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja kërkon zotim nga Irani: Ndaloni së shtëni anijet në Ngushticën e Hormuzit
11/07/2026 - 19:31

SHBA-ja thotë se Irani duhet të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe të zotohet të ndalojë së qëlluari anijet tregtare. Në një konferencë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë