Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Publikohet dokumenti i Prokurorisë/ Ja si u zbuluan të dyshuarit për vr’asjen e policit Muhamet Lika (Dokument)

22/04/2025 - 18:25
në Kryesore, Lajme
A A
Publikohet dokumenti i Prokurorisë/ Ja si u zbuluan të dyshuarit për vr’asjen e policit Muhamet Lika (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me 1 prill të këtij viti, qyteti i Kaçanikut ishte tronditur nga një vrasje e rëndë, e ku cak ishte rreshteri policor i këtij qyteti, Muhamed Lika.

Për vrasjen e tij, tashmë janë arrestuar shtatë persona, mesin e tyre edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e tij.

FrontOnline ka arritur të siguroj dosjen e plotë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, mbi ngjarjen tragjike të vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, në Kaçanik me 1 prill të këtij viti.

Referuar dosjes, rreshteri tashmë i ndjerë, Muhamed Lika, pasi kishte përfunduar orarin e punës, në ora 22:53, , nga kamerat e sigurisë që ka parë prokuroria, niset drejt banesës së tij, derisa i pandehuri Haki Bela, pasi që kishte qëndruar pranë një lokali aty, del nga aty dhe niset drejt Statcionit Policor në Kaçanik, ku përball kalohet me viktimën, më pas viktima vazhdon drejtimin drejt banesës së tij, derisa i pandehuri Bela, vazhdon në drejtimin e rrugës UÇK për 20 metra dhe më pastaj pas 30 sekondave kthehet në drejtim të viktimës, ku në vazhdim i pandehuri tjetër, Shkëlqim Kuka dhe Edmon Lika vëzhgojnë rrugëtimin e viktimës ku nga vetura Opel Astra me vozitës Shkëlqim Kuka dhe pasagjer Edmon Lika, me të kaluar viktima pranë veturës së tyre, pasagjeri Lika del nga vetura Opel Astra dhe hip në veturën e tij Golf 2, ku vozit me drita të fikura ku e përcjellë viktimën, ku afrohet tek vendi i ngjarjes dhe po ashtu viktima afrohet pranë objektit të tij ku po banont. Afër banesës së rreshterit të ndjerë, i pandehurit Rejhan Bela vazhdon duke e përcjellë viktimë, hynë në objektin pasi hynë viktima ku edhe e godet me katër plumba pas kësaj viktima dërgohet pranë QKMF-së në Kaçanik për trajtim, e më pas i pandehuri me shpejtësi ishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Pas vrasjes së rreshterit Lika, i pandehuri Bela, bashkohet me të pandehurin tjetër Rilind Murati, i cili ishte duke e pritur tek lokali Dukagjini në Kaçanik dhe së bashku largohen përmes rrugës Mejdi Dalloshi. I pandehuri Diamanti kishte ndihmuar të pandehurin Bela që të ikte nga vendi i ngjarjes, derisa i pandehuri tjetër Haki Bela, 14 minuta pas rastit largohet nga vendi ku ishte qëndruar.

Nga kjo dosje, shihet se Prokurori i Shtetit, ka konsideruar se përmbushet kushti ligjor për ndalimin e tyre, pasi që sipas tij ekziston mundësia e rrezikut të ikjes dhe mos sigurimi i pranisë së të pandehurve.

Tutje Prokurori i Shtetit, ka shprehur dyshimet se të pandehurit do të mund të pengonin rrjedhën e procesurës penale dhe të asgjësojnë apo të fshehin ndonjë nga provat e veprës penale.

Me ç’rast Prokurori i Shtetit, ka vendosur për paraburgimin e të dyshuarve, ngasje sipas tij, pesha e veprës së kryer nga të pandehurit është shumë e rëndë.

Në dosjen e Prokurorisë thuhej se Prokurori i Shtetit, ka pasur edhe alternativa tjera, por për shkak të ngjarjes, ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e procedurës penale.

Duke iu referuar kësaj dosje, të pandehurit kanë kryer veprën e rëndë penale, si vrasje rëndë.

Në arsyetimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kjo prokurori ka pranuar kallëzimin penale se të dyshuarit kanë kryer veprën e rëndë të vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.

Dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neneni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të RK-së.

Sipas dosjes rezulton se nga provat që ka siguruar Prokuroria e Kosovës, vërtetohet se me datë 1 prill 2025 rreth orës 23:00 në Kaçanik, me bashkëveprim me dashje dhe me përgatitje paraprake, të akuzuarit kanë planifikuar për të privuar nga jet, rreshterin e Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili sipas dëshimeve që ka mbledhur prokurorisë, atë kohë ishte duke lëvizur drejtë vendbanimit të tij.

Referuar dosjes, rreshteri tashmë i ndjerë, Muhamed Lika, pasi kishte përfunduar orarin e punës, në ora 22:53, , nga kamerat e sigurisë që ka parë prokuroria, niset drejt banesës së tij, derisa i pandehuri

Sipas dosjes, shkruhet se njëri nga pandehurit pak para se të përfundonte aktin, kishte qëndruar në një lokal, ku më pas ishte nisur drejt Statcionit Policor, me ç’rast takohet me viktimën Muhamed Lika.

Dosja thotë po ashtu se i pandehuri tjetër Sh.K dhe pasagjeri E.L që ishin bashkë në veturë, e ku më pas pasagjeri E.L zbret nga vetura ‘’Opel Astra’’ i të pandehurit Sh.K dhe hyp në veturën e tij të tipit ‘’Golf 2’’ ku e përcjellin viktimën deri tek hyrja e banesës së tij me ç’rast e vrasin.

JU REKOMANDOJMË

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”
11/07/2026 - 20:17

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin...

Më shumëDetails

Kurti edhe në kombanjë ruhet nga truproja

Kurti edhe në kombanjë ruhet nga truproja
11/07/2026 - 20:14

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar të shtunën në Podujevë. Ai atje ka parë nga afër fushatën e korrje shirjeve në këtë komunë. Në një moment, Kurti...

Më shumëDetails

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
11/07/2026 - 19:57

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, sipas të cilit nuk ka kolona apo pritje të gjata...

Më shumëDetails

Kjo është lista e garancive që Thaçi ofron në mbështetje të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata në Hagë

Kjo është lista e garancive që Thaçi ofron në mbështetje të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata në Hagë
11/07/2026 - 19:46

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pos tjerash ka ofruar 50 mijë euro si garanci financiare (dorëzani) në kuadër të kërkesës së tij për lirim me kusht nga Gjykata...

Më shumëDetails

SHBA-ja kërkon zotim nga Irani: Ndaloni së shtëni anijet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja kërkon zotim nga Irani: Ndaloni së shtëni anijet në Ngushticën e Hormuzit
11/07/2026 - 19:31

SHBA-ja thotë se Irani duhet të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe të zotohet të ndalojë së qëlluari anijet tregtare. Në një konferencë për...

Më shumëDetails

‘‘Sonte’’, Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë

‘‘Sonte’’, Edi Rama ndan pamje nga pritja e Kanye West në zyrat e Kryeministrisë
11/07/2026 - 19:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga pritja që i ka bërë këngëtarit me famë botërore, Kanye West, i cili sonte do të mbajë koncert në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë