Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

22/04/2025 - 18:58
në Lajme
A A
Vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës 20% ndaj gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e ka gjetur përgjegjës për shkelje disiplinore gjyqtarin Agim Kuçi i cili ia kishte ndërprë masën e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqës- e që ende gjendet në arrati, duke i shqiptuar vërejtje publike me shkrim dhe ulje të pagës për 20% për periudhën gjashtëmujore.

“Për këtë shkelje disiplinore gjyqtarit Agim Kuqi i shqiptohet sanksioni disiplinor vërejtje publike me shkrim dhe zvogëlim i përkohshëm i pagës për njëzet përqind (20%) për periudhën kohore prej gjashtë (6) muaj. III. Revokohet vendimi i KGJK-së me numër KGJK.nr. 124/2024, i datës 21 maj 2024, për suspendimin e gjyqtarit Agim Kuqi“, thuhet në vendim.

Në vendimin e marrë më 24 janar 2025, thuhet se më 20 janar 2024 ishte pranuar kërkesa për fillim të hetimeve disiplinore ndaj këtij gjyqtari, me pretendimin se mund të ketë kryer shkelje disiplinore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Aty theksohet se pasi Sekiraqa ishte dënuar me 25 vjet burgim, me aktvendim i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak dhe ishte lënë të mbrohet në liri. Kurse, Apeli kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale dhe të njëjtit ia kishte caktuar masën e paraburgimit, por thuhet se gjykatësi Kuçi nuk kishte lëshuar urdhëresë për ekzekutimin e aktvendimit të Apelit.

“… mirëpo gjyqtari e ka dërguar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit në Stacionin Policor të Veriut përmes postës elektronike respektivisht e-mailit, që i njëjti t’i dorëzohet personalisht të dënuarit E.S. Përkundër se gjyqtari ka qenë i njoftuar brenda orarit të punës se i pandehuri nuk gjendet në shtëpi dhe është arratisur, i njëjti nuk ndërmerr asnjë veprim për të lëshuar Urdhër arrest apo Letër rreshtim ndërkombëtar për ta lokalizuar dhe ndaluar të pandehurin“, thuhet në vendim.

Andaj, autoriteti kompetent kishte kërkuar fillimin e hetimeve disiplinore që të vërtetohet nëse gjyqtari ka kryer veprime në kundërshtim me rregullat e Kodit të Procedurës Penale si dhe Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore, duke propozuar që të suspendohet deri në përfundim të procedurës disiplinore.

Sipas vendimit, Këshilli më 21 maj 2024 ka themeluar panelin hetimor dhe në të njëjtën mbledhje, gjyqtari Kuçi ishte suspenduar përkohësisht nga detyra në mënyrë që procedura hetimore të kryhej pa ndikuar. Ndaj vendimit për suspendim, gjykatësi ishte ankuar në Supreme, por kjo e fundit kishte refuzuar ankesën e tij.

Në të njëjtën kohë thuhet se paneli hetimor, ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme materiale lidhur me çështjen.

Këshilli, më 12 shtator 2024, thuhet se ka caktuar dhe mbajtur seancën dëgjimore dhe se gjyqtari Kuçi përmes avokatit mbrojtës të tij është deklaruar se e konsideron veten të pafajshëm lidhur me pretendimet e ngritura me dyshimet për shkelje disiplinore.

Pas prezantimit të raportit, Këshilli ka ngritur disa çështje të cilat duhej të trajtoheshin nga paneli hetimor duke zgjatur afatin e hetimit edhe për dy muaj.

Kryesuesja e panelit hetimor, gjyqtarja Kaltrinë Haliti, në seancën dëgjimore të mbajtur më 23 janar 2025, kishte deklaruar se mbetet në tërësi pranë raportit plotësues të hartuar me shkrim dhe të dorëzuar në Këshill. Paneli thuhet se sipas udhëzimeve të dhëna nga Këshilli ka bërë mbledhjen e të gjitha provave materiale shtesë. Ndër të tjera, përmendet edhe raporti për këshillim dhe votim.

“Të dy anëtarët e trupit gjykues janë deklaruar se kanë qenë në konsultime të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe sa i përket ndërmarrjes së veprimeve në këtë lëndë dhe se ky vendim është marrë si trup gjykues pas konsultimeve paraprake lidhur me të njëjtin. Mbi bazën e të gjitha provave të cekura dhe materialeve të bashkangjitura këtij raporti konsideroj se paneli hetimor ka përmbushur detyrat e caktuara nga mbledhja e fundit dhe ka vënë në dispozicion të gjithë informacionet që kanë mundur të sigurohen për veprime të mëtutjeshme lidhur me këtë çështje disiplinore”, thuhet në vendim.

Në këtë çështje disiplinore, Këshilli administroi provat dhe pas procesit hetimor, respektivisht raportit të panelit të hetimit dhe mbajtjes së seancës dëgjimore, në lidhje me pretendimet për shkelje disiplinore, ka gjetur se gjyqtari është përgjegjës për shkelje disiplinore.

Aty thuhet se nuk është shqyrtuar ligjshmëria e vendimmarrjes, por është shqyrtuar dhe vlerësuar nëse gjatë trajtimit të çështjes në fjalë është ruajtur integriteti i procesit gjyqësor, integriteti i gjykatës dhe nëse është nxitur besimi i publikut me veprimin e gjyqtarit.

Sa i përket masës për prezencën e të pandehurit në procedurë, KGJK-ja thekson se nuk ka bërë vlerësim për ligjshmërinë e mënyrës së vendosjes, por ka vlerësuar mënyrën se si gjyqtari i çështjes në kapacitetin e kryetarit të kolegjit e ka administruar procesin për sigurimin e të pandehurit në procedurë.

“Nga provat e administruara ka rezultuar se kryetari i kolegjit është konsultuar me anëtarët e kolegjit sa i përket masës për sigurimin e të pandehurit në procedurë edhe gjatë procedurës por edhe në rastin e vendosjes meritore të çështjes, mirëpo janë gjetur parregullsi respektivisht administrim jo i mirë i procesit pasi që këshillimi/votimi për masën me rastin e vendosjes meritore nuk është pasqyruar në vendimin e gjykatës dhe gjithashtu nuk është pasqyruar në mënyrë të rregullt as në aktgjykimin burimor“, thuhet në vendim.

Këshilli gjen se parregullsi lidhur me administrimin e procesit me rastin e vendimmarrjes meritore për çështjen, janë konstatuar edhe në procedurën e hartimit të aktgjykimit burimor respektivisht në formën dhe përmbajtjen e aktgjykimit.

Sipas vendimit, kryetari i kolegjit ka ndjekur një standard individual, por jo të përligjur në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Kurse, sa i përket komunikimit ex-parte, nga gjyqtari është konfirmuar se autorizimi i mbrojtësit të të pandehurit nuk është pranuar në procedurë protokollare sipas rregullave për komunikimin e palëve dhe përfaqësuesit e tyre me gjykatën.

Lidhur me neglizhencën e gjyqtarit për të siguruar zbatimin e vendimit të Apelit, me të cilin është ndryshuar vendimi i Themelores lidhur me masën e prezencës së të pandehurit- pra caktimin e paraburgimit, nga raporti i hetimit ka rezultuar se aktvendimi i Apelit, i datës 17 maj 2024, lidhur me ndryshimin e masës, gjyqtari Kuçi e ka arsyetuar se në kohën kur e ka pranuar aktvendimin ka qenë duke përfunduar mendimin në një aktgjykim tjetër.

“Aktvendimi PN1.S.nr.91/24, po në të njëjtën ditë në ora 12:54, në formë elektronike nga bashkëpunëtori profesional ju është përcjellë Policisë së Kosovës, Operativës së Veriut. Zyrtarët policorë për të zbatuar këtë aktvendim me datë 17, 18 dhe 19 maj 2024, kanë shkuar në lokacionin e të pandehurit por i njëjti nuk gjendej në shtëpi. Me datë 20.05.2024, Policia e Kosovës, Njësia për hetimin e krimeve të rënda i dërgon gjyqtarit – subjekt i hetimit, raport informues për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë çështje. Po në të njëjtën ditë zyrtarët policor nga Njësia për hetimin e krimeve të rënda kanë kërkuar gjyqtarin për të marrë urdhëresën por përkundër se kanë pritur aty, nuk kanë arritur të takohen me të sepse i njëjti ka qenë kujdestar dhe i angazhuar në një seancë“, thuhet në vendim.

Gjithnjë sipas vendimit, seanca ka zgjatur dhe zyrtarët policorë janë rekomanduar nga gjyqtari të vijnë në mesdite ose ditën e nesërme.

“Zyrtarët policor po ashtu janë paraqitur në gjykatë me datë 21.05.2024, por nuk kanë arritur të sigurojnë urdhëresën nga gjyqtari subjekt i hetimit. Urdhëresa për kërkimin, ndalimin, arrestimin dhe dërgimin e të dënuarit në institucionin për mbajtje të dënimit – Shërbimin korrektues të Republikës së Kosovës – Qendra e paraburgimit në Prishtinë, është lëshuar me datë 22.05.2025, nga gjyqtarja Medie Bytyqi. Letër rreshtimi qendror, është lëshuar me datë 24.05.2024, nga gjyqtari Ngadhnjim Arrni. Kërkesë për lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtarë është lëshuar me datë 31.05.2024, nga gjyqtari Ngadhnjim Arrni“, thuhet më tej në vendim.

Andaj, Këshilli ka gjetur se gjyqtari Kuçi është përgjegjës për shkeljet e pretenduara, mirëpo për shkeljen nga neni 5, paragrafi 2 pika 2.5, Këshilli nuk ka gjetur se veprimet janë ndërmarrë me dashje.

“Për këtë shkelje Këshilli ka gjetur se mosveprimi i gjyqtarit ka krijuar situatë të favorshme për të mos u zbatuar vendimi i Gjykatës së Apelit, lidhur me masën e sigurimit në prezencë të pandehurit në procedurë“, thuhet në vendim.

KGJK-ja konstaton se mënyra e administrimit të procesit ka cenuar parimet bazë të funksionimit të sistemit gjyqësor dhe përgjegjësitë që ka gjyqësori, për të promovuar vlerat e trajtimit të barabartë, të paanshëm dhe të pavarur duke trajtuar me efikasitet secilën çështje gjyqësore.

“Gjyqtari duhet të sillet me pavarësi duke shmangur çdo situatë të sjelljes qoftë edhe nga moskujdesi me të cilën do të dëmtohet besimi i publikut në gjyqësor. Veprimet gjyqësore duhet të jenë të përligjura dhe në frymën e nxitjes së besimit të publikut në gjykata ndërsa ndjeshmëria e çështjes dhe interesi publik për një çështje duhet ta rris kujdesin e gjykatës që të mos perceptohet si e njëanshme apo e ndikuar. Praktikat e administrimit të dosjes duhet të jenë krejtësisht formale dhe në përputhje me dispozitat ligjore për procedurat përkatëse për të shmangur çfarëdo situate të interpretimit me dualitet dhe jo sipas praktikës së qëndrueshme gjyqësore”, thuhet tutje.

Baza e vetme e vlerësimit të shkeljeve të pretenduara, Apeli thotë se janë provat e mbledhura dhe faktet e konfirmuara përmes raportit të hetimit për KGJK-në.

“Masa disiplinore e shqiptuar sipas vlerësimeve të Këshillit është masë proporcionale me shkeljen e konsumuar nga ana e subjektit të hetimit duke siguruar kështu zbatimin e përgjegjësive ligjore që ka Këshilli në procedurën disiplinore të gjyqtarëve sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Masa disiplinore sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, duhet të jetë masa e cila ndikon tek gjyqtari – subjekt i hetimit që të korrektoj veprimet e tij, gjatë ushtrimit të funksionit të tij“, thuhet në vendim.

Si rrethanë lehtësuese me rastin e shqiptimit të sanksionit disiplinor, KGJK-ja mori atë se ndaj subjektit të hetimit nuk është zhvilluar më parë procedurë disiplinore.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) më 24 janar 2024, ka revokuar vendimin me të cilin gjyqtari Agim Kuçi ishte suspenduar lidhur me vendimin për ndërprejen e masës së arrestit shtëpiak ndaj Sekiraqës.

Gjyqtari Kuçi ishte suspenduar pas shpalljes së aktgjykimit me 25 vjet burgim për Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, ku mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe të mbrohet në liri.

Ndërsa, Gjykata e Apelit, më 17 maj 2024 pas ankesës së Prokurorisë Speciale mbi vendimin e Themelores, e cila më 3 maj 2024 ia kishte ndërprerë që masën e arrestit shtëpiak duke e lënë të mbrohej në liri, ka vendosur që Sekiraqa do të kthehet në paraburgim derisa aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Por, një ditë pas këtij vendimi, Policia ka njoftuar se nuk e ka gjetur Sekiraqën në shtëpi, për ta shoqëruar në paraburgim dhe deri tani i njëjti nuk është arrestuar.

“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore. Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhej në njoftimin e KGJK-së kur ishte suspenduar gjykatësi.

Aty thuhej se Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetojë në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pandikuar

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë