Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani në Finlandë me ftesë të Presidentit Stubb

23/04/2025 - 09:41
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja Osmani në Finlandë me ftesë të Presidentit Stubb
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Finlandë, me ftesë të Presidentit finlandez, Alexander Stubb.

Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare, të organizuar në Pallatin Presidencial në Helsinki, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim tête-à-tête, pasuar nga një takim ndërmjet delegacioneve respektive të dy shteteve. Në kuadër të vizitës, Presidenti Stubb do të shtrojë drekë zyrtare për Presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial në Helsinki.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, për kontributin e tyre për paqe e siguri në Kosovë, në kuadër të forcave të NATO-s – misionit të KFOR-it.

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Finlandë do të pritet gjithashtu nga Jussi Halla-aho, kryetar i Parlamentit të Finlandës si dhe nga ministrja për Punë të Jashtme të Finlandës, znj. Elina Valtonen.

Në kuadër të agjendës, Presidentja Osmani do të mbajë një diskutim në Universitetin e Helsinkit me temën “Vizioni i Kosovës për integrimin evropian, paqen dhe stabilitetin”, ku para studentëve, profesorëve dhe diplomatëve do të shpalosë prioritetet strategjike të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Finlandë, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me përfaqësues të mërgatës kosovare, për të bashkëbiseduar me ta për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për të shprehur mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar në fuqizimin e vendit.

JU REKOMANDOJMË

Thaçi ofron 50 mijë € dorëzani, tregon çka synon të bëjë pas lirimit me kusht

Thaçi ofron 50 mijë € dorëzani, tregon çka synon të bëjë pas lirimit me kusht
11/07/2026 - 18:14

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar 50 mijë euro dorëzani në Gjykatën e Hagës për lirim me kusht. Kështu ka mësuar emisioni Info Magazine në Klan Kosova....

Më shumëDetails

Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjinat e Samitit të NATO-s, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjinat e Samitit të NATO-s, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë
11/07/2026 - 17:58

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte e ftuar të merrte pjesë në një aktivitet...

Më shumëDetails

Ukraina në pritje të raketave “Patriot”, që ia premtoi Trumpi

Ukraina në pritje të raketave “Patriot”, që ia premtoi Trumpi
11/07/2026 - 17:51

Premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i siguruar Ukrainës të drejtën për të prodhuar raketa amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot” është një fitore politike për presidentin ukrainas...

Më shumëDetails

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja
11/07/2026 - 17:34

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, sot në një diskutim në Jalë, ka folur për raporte te tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Rama ka thënë se...

Më shumëDetails

Mbi dy milionë hyrje-dalje gjatë dy muajve të fundit në kufirin Kosovë-Shqipëri

Mbi dy milionë hyrje-dalje gjatë dy muajve të fundit në kufirin Kosovë-Shqipëri
11/07/2026 - 17:30

Gjatë muajve maj dhe qershor është shënuar rekord i hyrje-daljeve në pikat kufitare të qarkut Kukës me Kosovën, ndërsa mijëra qytetarë dhe drejtues mjetesh nga Kosova kanë zgjedhur...

Më shumëDetails

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez! Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez! Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete
11/07/2026 - 17:27

Pentagoni publikoi të premten një numër të konsiderueshëm dosjesh që lidhen me UFO-t, të njohura edhe si Objekte Fluturuese të Paidentifikuara, duke përfshirë një raport nga një aviator...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë