Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE gjobit Apple dhe Meta

23/04/2025 - 14:18
në Tech
A A
BE gjobit Apple dhe Meta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka vendosur gjoba të majme ndaj dy gjigantëve të teknologjisë, Apple dhe Meta, për shkelje të rregullave të reja të konkurrencës në tregun dixhital. Vendimi historik është i pari i marrë në bazë të Aktit për Tregjet Dixhitale (DMA), një ligj i ri që synon të rrisë transparencën dhe zgjedhjet për konsumatorët brenda BE-së.

Apple është gjobitur me 500 milionë euro për kufizimin e zhvilluesve të aplikacioneve që të informojnë përdoruesit për mundësitë më të lira të blerjes jashtë App Store-it. Komisioni Evropian e cilësoi këtë praktikë si “bllokuese të konkurrencës dhe të dëmshme për konsumatorët”.

Ndërkohë, Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, u ndëshkua me 200 milionë euro për politikat e saj të reja që u imponojnë përdoruesve të zgjedhin midis shikimit të reklamave ose pagesës për t’i shmangur ato – një qasje që BE-ja e konsideron të padrejtë dhe kufizuese.

Zyrtarët evropianë pranuan se shpallja e vendimeve ishte shtyrë për shkak të tensioneve në rritje tregtare me administratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka kritikuar ashpër politikat e BE-së që prekin kompanitë amerikane.

Reagimet nga kompanitë nuk kanë munguar ku Apple akuzoi Komisionin për “trajtim të padrejtë”, duke theksuar se ka investuar shumë në përputhje me ligjin e ri dhe ka bërë ndryshime të rëndësishme në sistemin e saj operativ dhe App Store.

Meta, përmes shefit të çështjeve globale Joel Kaplan, tha: “Komisioni po përpiqet të dëmtojë kompanitë amerikane të suksesshme, ndërkohë që aplikon standarde të ndryshme për kompanitë evropiane dhe kineze.”

Ky vendim pritet të ketë ndikim të gjerë në mënyrën se si gjigantët e teknologjisë operojnë në tregun evropian, ndërsa BE-ja përgatitet të zbatojë me rigorozitet ligjet e reja për një ekonomi dixhitale më të drejtë dhe më të hapur.

JU REKOMANDOJMË

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse
10/08/2026 - 13:33

Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po i japin përparësi qendrave të të dhënave për AI. Pas rritjes së çmimeve të Mac,...

Më shumëDetails

Revolucioni i AI/ Modeli “Gemini” zëvendëson Google Assistant më 4 shtator

Revolucioni i AI/ Modeli “Gemini” zëvendëson Google Assistant më 4 shtator
07/08/2026 - 09:57

Duke nisur nga 4 shtatori, Google Assistant nuk do të funksionojë më. Google ka informuar përdoruesit se “Google Assistant po largohet nga pajisjet celulare” dhe do të zëvendësohet...

Më shumëDetails

Meta në telashe, gjobitet me 567 milionë dollarë për sigurinë e fëmijëve

Meta në telashe, gjobitet me 567 milionë dollarë për sigurinë e fëmijëve
07/08/2026 - 09:45

Meta është gjobitur me 567 milionë dollarë për dështimin në paralajmërimin e publikut mbi rreziqet që platformat e saj paraqesin për fëmijët. Ky është vendimi më i madh...

Më shumëDetails

OpenAI ndryshon ChatGPT-në, nuk lejon më shkrime në stilin e autorëve të famshëm

OpenAI ndryshon ChatGPT-në, nuk lejon më shkrime në stilin e autorëve të famshëm
01/08/2026 - 13:01

OPENAI ka prezantuar një ndryshim në ChatGPT që i pengon përdoruesit të krijojnë tekst në stilin e autorëve të famshëm si Agatha Christie, Stephen King ose Ernest Hemingway....

Më shumëDetails

BE-ja vendos rregulla të reja për AI

BE-ja vendos rregulla të reja për AI
30/07/2026 - 15:25

Bashkimi Evropian do të nisë më 2 gusht zbatimin e rregullave të reja për transparencën e inteligjencës artificiale, duke detyruar kompanitë që të identifikojnë qartë çdo përmbajtje të...

Më shumëDetails

Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber ​​​​së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur

Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber ​​​​së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
26/07/2026 - 14:29

Google ka zbuluar Gemini 3.5 Flash Cyber, një model të ri të inteligjencës artificiale të specializuar në zbulimin dhe rregullimin e dobësive të sigurisë. Është përgjigjja për Gemini...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë