WhatsApp po prezanton një funksion të ri që do t’u mundësojë përdoruesve të blejnë dhe instalojnë kartela virtuale eSIM për internet gjatë udhëtimeve jashtë vendit, pa u larguar fare nga aplikacioni.
Përmes disa hapave të thjeshtë, udhëtarët zgjedhin destinacionin dhe aktivizojnë paketën e internetit direkt në WhatsApp, duke shmangur kështu blerjen e kartelave lokale në aeroporte apo tarifat e larta të roaming-ut, transmeton IndeksOnline.
Përparësia kryesore është se llogaria e WhatsApp-it vazhdon të funksionojë me të njëjtin numër telefoni, pa pasur nevojë për ndryshime.
Për këtë shërbim, kompania po bashkëpunon me operatorë si Jio, Smart Axiata, Smart Communications dhe Verizon.
Funksioni do të lansohet fillimisht në disa shtete të përzgjedhura për t’u zgjeruar më pas edhe në tregje të tjera, ndërsa çmimet, gigabajtët dhe vendet e para ende nuk janë publikuar.













