Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LVV kërkoi “marrëveshje politike”, por s’lëvizi fare – Albulena Haxhiu kandidatja e “gjithmonshme” për kryetare të Kuvendit

23/04/2025 - 14:19
në Kryesore, Lajme
A A
LVV kërkoi “marrëveshje politike”, por s’lëvizi fare – Albulena Haxhiu kandidatja e “gjithmonshme” për kryetare të Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

LVV-ja të hënën përmendi nevojën për një “marrëveshje politike” për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për 48 orë nuk bëri asnjë përpjekje që kjo të arrihej. Në një takim “konsultativ” para vazhdimit të seancës, por edhe në sallën kryesore më pas këmbëngulën në propozimin e Albulena Haxhiut. “Lëvizja Vetëvendosje propozon atë që gjithmonë ishte propozimi ynë, zonjën Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha në seancë nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca. Kandidatja e “gjithmonshme” e LVV-së për herë të tretë dështoi të zgjidhet kryetare e Kuvendit. PDK-ja dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme për ta shqyrtuar një kandidaturë tjetër nga LVV-ja, e cila nuk po vjen.

Kuvendi nuk u konstituua as në tentimin e pestë. Albulena Haxhiu dështoi sërish të zgjidhej kryetareparlamentare, duke mos marrë më shumë se 57 vota. 46 deputetë ishin kundër zgjedhjes së saj, ndërsa tre abstenuan.

Seanca konstituive nisi të vazhdonte sot, pasi ajo u ndërpre të hënën, kur LVV-ja nuk e hodhi për votim propozimin e njëjtë për kryeparlementare.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca atë ditë kërkoi “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”. Siç ishte shprehur ai, “kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”.

“Meqenëse e kemi pa që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë edhe në këtë seancë, mendoj që kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike”, tha ai të hënën.

Pavarësisht se e përmendi nevojën për “marrëveshje politike”, për 48 orë nuk pati asnjë lëvizje për arritjen e ndonjë konsensusi. Burimet e Gazetës Express thonë se asnjë përpjekje nuk është bërë në këtë drejtim.

Një takim konsultativ me partitë politike e thirri sot kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i LVV-së Avni Dehari. Aty, përveç LDK-së që thotë se nuk votojnë asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit, partitë e tjera morën pjesë.

Megjithatë, ky takim nuk do të ndryshonte asgjë.

“Ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë”, iu tha Albulena Haxhiu gazetarëve duke hyrë në këtë takim.

Me të nisur vazhdimi i seancës konstituive, ish-kryeparlamentari doli sërish në foltore për ta propozuar po të njëjtin emër për kryetare të Kuvendit.

“Lëvizja Vetëvendosje propozon atë që gjithmonë ishte propozimi ynë, zonjën Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të nderuar kolegë, ju lus të gjithëve që ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”, tha Konjufca.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se meqenëse nuk i ka votat, LVV-ja “nuk mund ta imponojë emrin ashtu siç po kërkojnë”. Tha se “ky mentalitet që ne e kemi parë të shpërfaqur edhe në zgjedhje nuk kalon”.

“Sepse edhe në zgjedhje, të vetmit që ndoshta s’kanë pasë ofertë por kanë pasë kërkesë, ka qenë Lëvizja Vetëvendosje që kërkonte numër të votave. Edhe sot po vijnë po na i kërkojnë votat neve. Nuk merret vota me zor”, tha ai.

Krasniqi tha se do të ishin të gatshëm ta shqyrtonin “një kandidaturë tjetër” për kryetar të Kuvendit. “Jemi të gatshëm mos me pritë 48 orë, sepse s’është obligative me pritë 48 orë. Rregullorja thotë jo më vonë se 48 prë. Do të kishim mundur të takoheshim prapë nesër, do të kishim mundur të takoheshim prapë pasdite. Le të sjellin një kandidat apo kandidate që vërtet mund të jetë më e pranueshme”, tha ai, duke shprehur gatishmërinë për ta votuar dikë që “nuk ka prapra vetes një histori të përçarjes, po edhe të dështimeve, siç i ka kandidatja aktuale e cila dështoi për herën e tretë”.

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se për ta, “nuk ka asnjë kandidat të cilin do ta votonim”. Kjo, siç tha ajo, “për shkak të historisë së tyre, për shkak që janë shkelës të vazhdueshëm të Kushtetutës”.

“Ne e kemi deklaruar votën tonë. Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje politike. Nuk jemi të gatshëm për kompromise me Lëvizjen Vetëvendosje dhe rrjedhimisht nuk kemi arsye për çfarë të marrim pjesë në takim”, tha ajo.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se janë të interesuar që të kalohet ky ngërç, ndërsa tha se “nëse ju duhen votat tona, atëherë duhet të bashkëpunojnë”.

“Mendoj se do të ishte edhe në interes të tyre që ta propozojnë ndonjë kandidaturë unifikuese dhe të kalojë ky bllokim”, tha ai.

Haxhiu, siç tha Haradinaj “nuk është ndonjë figurë unifikuese”, dhe shtoi se “vetëm aty është dallimi”.

Ai më herët ka përmendur deputetet e LVV-së Saranda Bogujevci dhe Shqipe Mehmeti Selimi si dy emra që deputetët e AAK-së do t’i votonin për kryetare të Kuvendit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë