Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendosen afate për mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

23/04/2025 - 16:09
në Kryesore, Lajme
A A
Vendosen afate për mocionin e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë vendosur disa afate kohore lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse për rrëzimin e akuzave në aktakuzë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se trupi gjykues e urdhëron mbrojtjen që mocionin e saj ta dorëzojë deri më 2 qershor ose pas 14 ditësh pas vendimit të fundit të trupit gjykues lidhur me provat e Prokurorisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Trupi gjykues theksoi se ata nuk do të shqyrtojnë kundërpërgjigjet dhe kjo parashihet me Rregulloren e procedurës dhe provave.

Ndërsa, ZPS-ja u urdhërua që përgjigjen e saj në mocionin e mbrojtjes ta dorëzojë deri më 1 korrik 2025 ose edhe brenda 30 ditësh nga mocioni i mbrojtjes.

Veç kësaj, në këtë rast, trupi gjykues rriti në 20 mijë fjalë parashtrimin që mund ta dorëzojë mbrojtja, ngjashëm edhe për përgjigjen e Prokurorisë.

Pasi u ankua mbrojtja duke u arsyetuar se ky numër nuk është i mjaftueshëm që katër ekipet t’i paraqesin çështjet e tyre dhe si rrjedhojë trupi gjykues ndryshoi vendimin, duke shtuar edhe 3 mijë fjalë të tjera.

Urdhër u dha edhe për mbrojtësin e viktimave, i cili u obligua që deri më 28 maj 2025 ta dorëzojë një listë të dëshmitarëve të propozuar, në rast që dilet me përfundimin se trupi gjykues ka çfarë të gjykojë në këtë çështje.

Veç kësaj, u kërkua nga mbrojtësi i viktimave që të njoftojë për parashikimet kohore në pyetjet e dëshmitarëve të saj dhe se çfarë materialesh dëshiron që të përdorë. Kur jemi tek materialet, iu kërkua mbrojtësit të viktimave që të njoftojë se si do të kërkohet pranimi i këtyre materialeve.

Po ashtu, u urdhëruan palët që të njoftojnë trupin gjykues që deri më 9 qershor se a i kundërshtojnë provat e mbrojtësit të viktimave dhe cilat nga to, e po ashtu edhe kohën që parashikojnë për marrjen në pyetje të këtyre dëshmitarëve.

JU REKOMANDOJMË

Kosova me bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën e Holandën gjatë vitit 2025, OEK: Kjo tregon potencialin e prodhuesve vendorë

Kosova me bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën e Holandën gjatë vitit 2025, OEK: Kjo tregon potencialin e prodhuesve vendorë
11/07/2026 - 16:53

Oda Ekonomike e Kosovës ka ndarë disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2025, sa i përket raportit tregtar të Kosovës më Holandën dhe...

Më shumëDetails

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese
11/07/2026 - 16:27

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se bujqësia në vend po zhvillohet drejt një modeli më modern dhe më konkurrues, falë investimeve, planifikimit afatgjatë dhe...

Më shumëDetails

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe
11/07/2026 - 16:21

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas, sipas tij, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në bregdetin e Lezhës dhe publikimit të informacioneve të pavërteta mbi pastërtinë,...

Më shumëDetails

Ruajtja e kufirit të Kosovës nga ushtarët amerikanë përgjatë vitit, KFOR publikon një video gjatë patrullimeve

Ruajtja e kufirit të Kosovës nga ushtarët amerikanë përgjatë vitit, KFOR publikon një video gjatë patrullimeve
11/07/2026 - 16:09

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka publikuar një video në faqen zyrtare në ‘facebook’ ku shihen pamje gjatë patrullimeve të forcave amerikane përgjatë vijës kufitare të Republikës së...

Më shumëDetails

Mbi dy milionë hyrje-dalje gjatë dy muajve të fundit në kufirin Kosovë-Shqipëri

Mbi dy milionë hyrje-dalje gjatë dy muajve të fundit në kufirin Kosovë-Shqipëri
11/07/2026 - 15:47

Gjatë muajve maj dhe qershor është shënuar rekord i hyrje-daljeve në pikat kufitare të qarkut Kukës me Kosovën, ndërsa mijëra qytetarë dhe drejtues mjetesh nga Kosova kanë zgjedhur...

Më shumëDetails

Kryebashkiaku i Nju Jorkut krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”, Ankohen italianët

Kryebashkiaku i Nju Jorkut krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”, Ankohen italianët
11/07/2026 - 15:24

“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në New York, të publikuar nga Bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Abdixhiku flet pas takimit, tregon se për çka u dakorduan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Fotot vulosin gjithçka, vjen zhvillim i (pa)pritur nga treshja e BBVK 4

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Me paratë e shqiptarëve, Shefqet Kastrati blen hotel luksoz 55 milionë dollarë në Miami

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tragjedia në Gllogjan: Halil Mehmetaj akuzohet se i shtyu djemtë drejt vrasjes

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë