Ish-komandati i UÇK-së njëherësh ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të luftës, Nasim Haradinaj, ishte i ftuari i radhës në dokumentarin ‘Expose’.
Haradinaj ndër të tjera foli për padrejtësitë e shumta të Gjykatës Speciale dhe të ish-Kryeprokurorit, Jack Smith.
“Duke i parë shqyrtimet dhe zbulimet që u bënë kohëve të fundit, më në fund iu doli maska këtyre dy spiunëve kryesore, spiunëve rrenca, siç janë Faik Imeri dhe Halit Saitaj. Këta janë ata që e kanë bërë gjithë këtë vorbullën në kuptimin e pas-themelimit, duke u munduar me u bë punëtorë dhe spiunë, duke bashkëpunu me Jack Smith. Amerika duke e zbuluar rastësisht për veten e vet, Jack Smith, e zbulon edhe atë që ka bërë edhe për ne dhe dolën me deklaratë që Jack Smith ka bërë edhe abuzime me fondet dhe është politikë e thjeshtë. Unë mendoj se është një sinjal për vetë pushtetarët tanë, kushdo që vjen. Njerëzit aty janë individë por kjo Gjykatë aty i ka marrë si UÇK” tha Haradinaj për dokumentarin Expose.
Ish-komandanti I UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se Gjykata Speciale tashmë e din mendimin që i njëjti ka për t’a, sepse kanë patur një ‘luftë të shpallur mes tyre’.
Ai tha se dënimi i tyre u bë për t’i frikësuar njerëzit me fol kundër kësaj gjykate.
“Mos harro, mua më duhet ta ceki këtu, unë dalloj prej gjithë këtyre. Mua s’më është lejuar të lëshohem as t’i shoh në vizita, përkundër që vizitat unë kam mundur t’I realizoj në shtete evropiane, bashkëshorten e kam patur në spitalin suedez sepse ka shtetësi suedeze dhe do të kishte qenë shumë më e lehtë të më dërgonin, shteti suedez kishte garantuar 100% për mua. Ndërsa vëllain e kam patur duke u kuruar dhe që ka vdek në Gjermani, kështu që mua s’më kanë lejuar t’I shoh as në vizita. Kurrë mua s’më është lejuar, asnjëherë. Të tjerëve iu ka leju të paktën. Ata mendoj se e kanë dit qëndrimin tim të drejtpërdrejtë që kam për ta, e kanë ditur revoltën time në çdo moment dhe aty ju kam treguar që jam kundër tyre dhe punoj kundër tyre e kanë dit se çfarë mendoj për ta sikur që e di edhe unë se çfarë mendojnë ata për mua.Ne e kemi patur një luftë të shpallur mes veti, e di që forca mund drejtësinë por unë e di që drejtesia një ditë do të ngadhënjejë. Mendimi im për Gjykatën Speciale është përtej paragjykimit ndoshta që kam patur një pjesë paragjykim para se me më arrest, t’u mendu për gjykatën, është përtej paragjykimit, është edhe më e keqe që kemi mujt ne me paragjyku.Dënimi jonë është bërë për t’I frkësuar njerëzit me fol kundër kësaj gjykate”
Haradinaj tha se Gjykata Speciale është selektive duke deklaruar se 90% e dëshmitarëve që janë aty janë të instruktuar se çfarë të flasin, deklaroi Haradinaj.