Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar në lidhje me vonesat që janë krijuar për emërimin e kryetarit të Kuvendit.
Behrami përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se meqë Kosova nuk i ka siguruar asnjë vend në histori, deputeti i VV-së, Albin Kurti, kësaj radhe e ka një mundësi të artë që të hyjë në histori botërore për vonesat më të mëdha të krijuara në emërimin e një kryeparlamentari.
“Deri më tani këtë rekord e mban procesi i emërimit të Nathaniel P. Banks si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në 1855-1856, i cili zgjati rreth dy muaj, ku ishin mbajtur mbi 133 seanca”, ka shkruar Behrami.