Deputeti Glauk Konjufca po dërgon sinjale të mospajtimit me LVV-në, ka thënë opinionisti Rrahman Paçarizi në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”.
“Është hera e dytë që Konjufca dërgon sinjale të mospajtimit me situatën, sidomos me situatën në partinë e tij, ashtu e shoh sepse zoti Konjufca e përsëriti për të tetën herë zonjën Haxhiu, me qeshjen ironike tregoi shumëçka, sepse dihej se po e propozojnë për të mos u zgjedhur”, tha Paçarizi.
Derisa nënvizoi se sipas tij, zonja Haxhiu “është kandidate e bllokadës”.
“As në mentalitetin e VV, Haxhiu nuk është personi që duhet harxhuar si kryetare e Kuvendit”.