Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes së cilës e fton në një takim konsultativ me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.
Lidhur me këtë ftesë, komentatori politik, Mentor Shala, ka thënë se Albin Kurtit i konvenon që PDK e LDK mos t’i shkojnë në këtë takim.
Sipas tij, Kurti i shfrytëzon këto situata për me e majtë elektoratin.
“Edhe këtë e ka një prej përpjekjeve të tij që i ka pasur deri me tani me dëshirën e tij të brendshme që mos me i shku këta në takim edhe me e shfrytëzu këtë pastaj si një favor elektoral edhe me gjetë fajtorin me thënë i ftova edhe nuk po më vijnë në takim”, ka thënë Shala.
“Ajo çka mu doke e çuditshme pak, i fton si kryetar i LVV-së pastaj edhe si kryeministër në detyrë. Nuk ish dashtë me e shkru atë pjesën hiç, është dashtë me i ftu si kryetar i LVV-së”, tha tutje ai.