Kryetari ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook në lidhje me ftesën që Kurti u ka dërguar LDK-së dhe PDK-së për takim konsultativ për çështjen e Kryeparlamentarit.
Kryeziu ka thënë se një ftesë e tillë nuk duhet të refuzohet.
Ai theksoi se bojkoti dhe refuzimi nuk i ndihmojnë askujt e më së paku qytetarëve.
“Sado që të mos pajtohemi me temat apo mënyrën e thirrjes, takini i përbashkët është vendi më i mirë për t’i shprehur edhe mospajtimet. Dialogu ndërpartiak nuk duhet të shihet si rrezik për pozicionin politik të askujt, përkundrazi, është shenjë përgjegjësie dhe fuqie politike.Në një moment kur vendi ka nevojë për dialog dhe institucione funksionale, bojkoti dhe refuzimi nuk i ndihmojnë askujt, e më së paku qytetarëve” shkruan Kryeziu.
Postimi i plotë:
Ftesa e VV-së për takim të përbashkët me PDK-në dhe LDK-në nuk duhet të refuzohet.
Sado që të mos pajtohemi me temat apo mënyrën e thirrjes, takini i përbashkët është vendi më i mirë për t’i shprehur edhe mospajtimet. Dialogu ndërpartiak nuk duhet të shihet si rrezik për pozicionin politik të askujt, përkundrazi, është shenjë përgjegjësie dhe fuqie politike.
Në një moment kur vendi ka nevojë për dialog dhe institucione funksionale, bojkoti dhe refuzimi nuk i ndihmojnë askujt, e më së paku qytetarëve.