Lideri I Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku po qëndron në Spanjë, ku po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP). Abdixhiku në Spanjë ka takuar kryetarn e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Abdixhiku thotë se i uroi Berishës dhe të gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë ma si dhe në të gjitha proceset përpara.
“Me Sali Berishën, Kryetarin e PD-së, u takuam në Kongresin e EPP-së në Spanjë. Shkëmbyem të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë. I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më të mbara për Lidhjen Demokratike. Risollëm dhe kujtime historike, me të në rol të parë, që kanë definuar një epokë të tërë të popullit shqiptar”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.