Ish-diplomati Avni Arifi, ka komentuar ftesat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti drejt liderëve opozitarë për një takim të përbashkët sot.
Arifi me ironi në Rubikon, ka thumbuar stilin e komunikimit të Vetëvendosjes gjatë fushatës së kaluar, kur shpesh u referohej kundërshtarëve politikë si “hajvanë”, transmeton klankosova.
”Mos të harrojmë se ka qenë edhe fyese kur Vetëvendosje i ka bërë ftesë vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës. Asnjë kërkim falje dmth … ‘more hajvana’ po mungon ajo fjalë”.