
Ka përfunduar samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Pas përfundimit të samitit, në realizimin e fotografisë së përbashkët të liderëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është shfaqur në humor të mirë.
Rama ka dal nga mbledhja me fytyrë të ngrysur, derisa sipas pamjeve të publikuara nga Këshilli i Evropës, ai është shfaqur në një diskutim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ndërkaq, presidentja Osmani është parë në rreshtin e dytë të liderëve në fotografinë e përbashkët.












