Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A po heq dorë VV gradualisht nga kandidatura e Albulena Haxhiut? Herën e fundit mori 54 vota, sot nuk u propozua fare

01/05/2025 - 14:05
në Kryesore, Lajme
A A
Dështon për herën e tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu as këtë herë nuk i siguron votat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjashtë herë i mori 57 vota, herën e kaluar ra në 54, ndërsa sot nuk u hodh fare në votim emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Albulena Haxhiu është “figurë e papranueshme” për partitë tjera parlamentare shqiptare, për t’u bërë kryetare e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje megjithatë ka instituar në propozimin e kësaj kandidateje, duke e parë atë shtatë herë të dështonte për t’i marrë votat e nevojshme,

Të martën, për dallim prej ditëve të mëhershme kur merrte 57 vota, Haxhiu mori vetëm 54.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi zhvilluan një takim në Kuvend sot para vazhdimit të seancës konstituive.

Krasniqi tha se i ka thënë Kurtit ta ndërrojë kandidaten.

Konsistuimi i Kuvendit dështoi sërish, por këtë herë ende pa u propozuar kandidati apo kandidatja e LVV-së për kryeparlamentar/e.

Kësaj radhe LVV-ja u mundua që me ndryshim të mënyrës së votimit të provonte ta zgjidhte Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Në fillim të vazhdimit të kësaj seance, kryesuesi Avni Dehari propozoi “votim të fshehtë” me fletëvotime dhe paraprakisht krijimin e një komisioni për këtë, i cili nuk kaloi, meqenëse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ishin kundër dhe nuk propozuan anëtarë.

Për formimin e këtij komisioni votuan 55 deputetë – një ishte kundër.

Kurti të mërkurën u dërgoi ftesa për takim kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi të merrte pjesë.

Krasniqi shkroi mbrëmë në Facebook se e ka pranuar ftesën “duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë”.

Ai tha se e inkurajon Kurtin që “të reflektojë me përgjegjësi mbi situatën aktuale dhe të shfaqë vullnet të sinqertë për të mundësuar formimin e institucioneve të reja, në mënyrë që Kosova të ketë sa më parë një Kuvend dhe një Qeveri legjitime e funksionale”. Në këtë kontekst, Krasniqi tha se “gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”.

LVV-ja për kryetare të Kuvendit e ka propozuar disa herë radhazi Albulena Haxhiun, e cila po aq herë ka dështuar t’i marrë 61 votat e nevojshme, gjë që e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit.

Në njërën nga mbledhjet e seancës konstituive e cila po vazhdon pa sukses që prej 15 prillit, LVV-ja ka përmendur nevojën për një “marrëveshje politike” për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por pa bërë ndonjë përpjekje serioze që kjo të arrihej.

Në një takim “konsultativ” para vazhdimit të seancës konstituive javën e kaluar, LVV ka këmbëngulur në propozimin e Albulena Haxhiut.

Kandidatja e LVV-së për herë të shtatë dështoi të zgjidhet kryetare e Kuvendit, duke mos marrë më shumë se 57 vota. Herën e fundit, madje mori vetëm 54 vota.

PDK-ja dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme për ta shqyrtuar një kandidaturë “më të pranueshme” nga LVV-ja.

LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se për ta, “nuk ka asnjë kandidat”, të LVV-së që do të mund ta votonin.

JU REKOMANDOJMË

Nesër Kuvendi mban seancë plenare

Konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon të shtunën në ora 11:00
01/04/2026 - 15:33

Nesër Kuvendi do të mbajë seancë plenare. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00. Ky është rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 2....

Më shumëDetails

Hamza i shkruan letër presidentes Osmani: Emëroje anëtarin e dytë në KQZ, na takon me Kushtetutë

Hamza i shkruan letër presidentes Osmani: Emëroje anëtarin e dytë në KQZ, na takon me Kushtetutë
01/04/2026 - 15:13

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një letre i ka kërkuar presidentes Vjosa Osmani që të procedoje me emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ. Hamza...

Më shumëDetails

Paralajmërimi i Trumpit për dalje të SHBA-së nga NATO – çfarë thuhet për këtë në Traktatin e Aleancës?

Paralajmërimi i Trumpit për dalje të SHBA-së nga NATO – çfarë thuhet për këtë në Traktatin e Aleancës?
01/04/2026 - 14:45

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është duke e konsideruar seriozisht daljen e SHBA-së nga NATO, për shkak të mospërfshirjes së shteteve aleate në luftën që SHBA...

Më shumëDetails

Bajrami: Kurti është fajtori kryesor nëse vendi shkon në zgjedhje

Bajrami: Kurti është fajtori kryesor nëse vendi shkon në zgjedhje
01/04/2026 - 14:44

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë gatishmërie për zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas saj, Kurti synon ta dërgojë vendin në zgjedhje...

Më shumëDetails

Altin Krasniqi feston ditëlindjen pranë babait në Hagë

Altin Krasniqi feston ditëlindjen pranë babait në Hagë
01/04/2026 - 14:34

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka shkruar në Hagë për një arsye të veçantë. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ditëlindjen e 30-të e...

Më shumëDetails

AGK-ja dënon sulmet kibernetike kundër VOX Kosova

AGK-ja dënon sulmet kibernetike kundër VOX Kosova
01/04/2026 - 14:29

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmet kibernetike kundër VOX Kosovës. Në reagimin e AGK-së theksohet se janë “thellësisht të shqetësuar me një valë të re...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Ekzekutohet paga e 13-të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Presidenti iranian: Jemi të gatshëm për fund të konfliktit, por vetëm me garancitë e duhura

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë