Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është ndryshuar metoda e procesit në mes të votimit.
Por, Hekuran Murati thotë se ishte fillim i procesit, e jo mesi tij.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se “sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri”.
“Për ata që po ankohen se sot u ndryshua metoda e votimit në mes të procesit: Jo, nuk po ndryshohet metoda e votimit në mes të procesit. Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit. Sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri. Prandaj secilën herë, siç edhe e keni vërejtur, në çdo proces të ri, Kryesuesi i seancës e fton përfaqësuesin e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ta propozojë nominimin për Kryetar të Kuvendit”, ka shkruar Murati.