Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit, krejt gishtin kah Kurti dhe VV’ja

02/05/2025 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
Rënia drastike e Kosovës në indeksin për lirinë e shtypit, krejt gishtin kah Kurti dhe VV’ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për të dytin vit radhazi, Kosova ka shënuar rënie në Indeksin Botëror për Lirinë e Shtypit. Sivjet, ka rënë për 24 vende, duke u renditur më së keqi nga gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë rënie kaq drastike, të gjithë po e drejtojnë gishtin kah Albin Kurti dhe Vetëvendosja. Nga pushteti në detyrë ende s’ka ndonjë deklaratë.

Indeksi vjetor për lirinë e shtypit i organizatës “Reporterët pa Kufij”, e ka renditur Kosovën në vendin e 99’të nga 180 shtete të botës. Kjo është rënia më e madhe në 15 vjetët e fundit.

Në raport, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Raporti vë në pah se gazetarët në Kosovë janë shënjestër e vazhdueshme e sulmeve politike dhe quhen pa të drejtë “bashkëpunëtorë të armikut”. Kritikohet edhe miratimi i Ligjit për KPM-në që e politizonte këtë organ të pavarur.

‘Edhe pse media ka qenë e suksesshme për të mbajtur politikanët përgjegjës, gazetarët kanë vazhduar të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori medial joefektiv, Komisioni i Pavarur i Medieve (KPM), ishte subjekt i një reforme ligjore kundërthënesë, që rrezikon edhe më shumë ta pengojë pavarësinë e këtij organi. Para zgjedhjeve 2025, disa media prívate u targetuan për t’u bojkotuar nga qeveria, e cila gjithashtu e kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK.  Edhe pse gazetarët gëzojnë besimin e shoqërisë, mediet e pavarura dhe gazetarët hulumtues janë target shumë shpesh i fyerjeve dhe lajmeve të rrejshme në mediat sociale. Ata akuzohen pa të drejtë si “bashkëpunëtorë të armikut”, retorikë e përdorur nga grupet politike dhe religjioze”, thotë raporti në pjesën kryesore.

Aty përmenden edhe shtimi i padive SLAPP kundër gazetarëve, vështirësitë për qasje në dokumente publike, vëzhgimi i gazetarëve dhe kërcënimet për sigurinë e tyre fizike.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar i alarmuar për këtë renditje.

AGK e ka parë këtë “si reflektim të një politike të vazhdueshme aktive armiqësore ndaj mediave, në dy vitet e fundit nga Qeveria e udhëhequr nga partia politike, Vetëvendosje”.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë renditje, më e ulta për një dekadë, që prej vitit 2015. Megjithatë, e sheh si reflektim të një politike të vazhdueshme aktive armiqësore ndaj mediave, në dy vitet e fundit nga Qeveria e udhëhequr nga partia politike, Vetëvendosje. AGK-ja i fton të gjithë akterët institucionalë e të shoqërisë civile për punë të përbashkët, duke përfshirë hartimin e një ligji të ri të KPM-së, në mënyrë që vendi të përmirësojë renditjen katastrofale në indeksin e lirisë së mediave”, thuhet në reagim.

AGK ka thirurr edhe konferencë të jashtëzakonshme, me fillim nga ora 12:00, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Këshilltarja ligjore në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka renditur disa arsye, që sipas saj, kanë kontribuar që vendi të renditet në pozitën më të ulët në 15 vjetët e fundit.

“Sulmet politike ndaj gazetarëve, përmendet specifikisht akuza e pabazë ndaj gazetarëve se kinse bashkëpunojnë me armikun; Radio Televizioni i Kosovës; Ligji për Komisionin e Pavarur për Media; Bojkoti ndaj mediave para zgjedhjeve; Moszbatimi i Ligjit për qasje në dokumente publike; Vëzhgimi i gazetarëve; Policia dhe prokuroria i hetojnë rastet, por nuk ngrenë aktakuza dhe Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kusari po ashtu ka kërkuar që urgjentisht të krijohet një komitet kombëtar për liri të medias dhe siguri të gazetarëve, me qëllim që të ndalet trendi i rënies “përmes masave konkrete dhe politikave shtetërore”.

“Por, është një parakusht për këtë: Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i ndalë sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave dhe t’ia shtrojë dorën e bashkëpunimit mediave dhe organizatave të shoqërisë civile”, shkroi ajo në një postim tjetër në Facebook.

Me reagim ka dalë edhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, për çka ka thënë se kjo rënditje është rezultat i Qeverisë Kurti.

Sipas Bajramit, ky nuk është vetëm një indeks në një raport ndërkombëtar, por pasqyrë “e katër viteve ku pushteti i Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë”, shkruan Reporteri.net.

“Gjatë katër viteve të fundit gazetarët janë etiketuar si “bashkëpunëtorë të Serbisë”, janë përballur me padi, kërcënime, bojkote dhe fyerje të përditshme. Ky diskurs sot është bërë normë dhe është rezultat i sjelljes katërvjeçare të LVV-së në pushtet. Ky diskurs e kjo sjellje është brejtësi që po shkatërron themelet e demokracisë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se është me rëndësi konstituimi i institucioneve që merren menjëherë me problemet e qytetarëve dhe të gazetarëve, teksa ka renditur disa veprime si urgjente.

“Duhen veprime urgjente si:  Depolitizim i KPM-së, • Hartimin e ligjit për KPM-në në bashkpunim me Këshillin e Evropës dhe shoqërinë civile, Depolitizim i bordit dhe menaxhmentit të RTK-së, Ngritje e buxhetit për RTK-në,  Ashpërsim i dënimeve për ata që sulmojnë gazetarët, Inkurajim dhe përkrahje për gazetarinë hulumtuese, janë kontribues të mëdhenj në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë se rënia aq dramatike e Kosovës në këtë indeks, përbën alarm serioz për gjendjen e demokracisë dhe të drejtës për informim në vend.

“Nga pozita 75 në vitin 2024, në pozitën 99 këtë vit, Kosova po rrëshqet drejt një terreni ku zëri i lirë i gazetarëve dhe transparenca institucionale po cënohen çdo ditë. Kjo rënie nuk është thjesht një statistikë, ajo reflekton kufizime konkrete, presione të vazhdueshme ndaj gazetarëve, si dhe sulme e etiketime të vrazhda që po e dëmtojnë thellësisht ambientin mediatic”, ka shkruar Çitaku.

Edhe ajo ka drejtuar gishtin ka Lëvizja Vetëvendosje.

“Mendësia rrënuese, që shpesh shkon deri në vetëshkatërrim, është bërë konstante e partisë-shtet që e udhëheq vendin tash e pesë vjet”, thuhet në postimin e saj.

Edhe deputetja tjetër e LDK’së, ka thënë se kjo rënditje është kambanë alarmi.

“Kosova po rrëshqet rrezikshëm drejt mbytjes së fjalës së lirë! Rënia e saj në vendin e 99 për lirinë e medias është kambanë alarmi për secilin prej nesh. Në vitet e fundit, jemi dëshmitar të një pushteti që sulmoi gazetarët, etiketoi mediat e përhapi frikë përmes një kuzhine masive propaganduese. Edhe sot, gazetarët etiketohen si “armiq”, “bashkëpunëtorë të Serbisë” apo “të shitur”, vetëm pse guxojnë të pyesin, të hulumtojnë, të kërkojnë llogari”, ka shkruar ajo.

Në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

Raporti gjeti se në Kosovë, Sllovaki, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, mediat janë duke u përballur me krizë ekzistenciale për shkak të shkurtimeve buxhetore dhe kontrollit politik.

Vjet, me gjithë kritikat e mëdha, Kuvendi i Kosovës e miratoi një ligj për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), i cili, veç tjerash, parashihte licencimin e mediave online, mbikëqyrjen e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro. Ky ligj u rrëzua nga Kushtetuesja muajin e kaluar, meqë u konstatua se ishte antikushtetues.

Në fillim të këtij viti, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, u kritikua për bojkotimin e mediave./Reporteri

JU REKOMANDOJMË

Limaj me tone alarmante: A e dini që jemi në limite të durimit të këtij shteti? Në depresion ekonomik dhe social?
Lajme

Limaj me tone alarmante: A e dini që jemi në limite të durimit të këtij shteti? Në depresion ekonomik dhe social?

13/08/2025 - 22:55
Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina
Lajme

Vuçiq: S’do të kandidoj më për President, s’jam diktator, për 1 vit e gjysmë e mbylli karrierën politike

13/08/2025 - 22:31
Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan
Lajme

Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

13/08/2025 - 22:23
Limaj për Asociacionin: Kemi të bëjmë me krijimin e një etniteti të tretë brenda Kosovës
Kryesore

Limaj: Nëse as pas 60 ditësh s’konstituohet Kuvendi, 120 deputetët duhet të decertifikohen

13/08/2025 - 22:09
Syla i reagon Taravarit pas takimit me kreun e VMRO, e quan Abazoviq 2.0
Lajme

Gara për Prishtinën, Syla: VV e shoh të tretën, diçka pak pikë pas LDK e PDK

13/08/2025 - 21:59
Limaj: Qeveria Kurti i ka kthyer në dukuri kontratat njëburimore
Lajme

Limaj ia qëlloi saktë vendimit të GjK’së: E dija, pas Aktgjykimit të 26 qershorit veprimet (e Deharit) kanë qenë të jashtëligjshme

13/08/2025 - 21:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nis nënshkrimi i një peticioni për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale, këtu mund ta nënshkruani

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Jetonte në Serbi, ky është shqiptari nga Malisheva që u arrestua për kri’me lufte (Emri dhe mbiemri)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë