Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AGK: Klima e pushtetit të VV-së ka qenë kundër gazetarëve, duhet të ndalojë së targetuari ata

02/05/2025 - 13:59
në Lajme
A A
AGK: Klima e pushtetit të VV-së ka qenë kundër gazetarëve, duhet të ndalojë së targetuari ata
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka reaguar pas rënies së Kosovës për 24 pozita në indeksin e lirisë së medias, duke shprehur shqetësimin e tij mbi rritjen e gjuhës frikësuese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve.

Sipas tij, kjo gjuhë ka arritur kulmin që nga muaji nëntor, duke u intensifikuar gjatë fushatës zgjedhore dhe vazhduar edhe pas përfundimit të saj.

Rexha ka theksuar se ky është momenti që shoqëria të reflektojë dhe që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e lirisë së medias në vend.

Ai ka theksuar se AGK është e gatshme të bashkëpunojë dhe të ndërmarrë veprime për të adresuar këtë çështje, duke e shtuar se mund të formohet një “task-forcë kombëtare” për të trajtuar sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shtypit.

“AGK është e interesuar që të veprojmë së bashku dhe, nëse është e nevojshme, të formojmë një task-forcë kombëtare për adresimin e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së shtypit në Kosovë”, ka deklaruar Rexha.

Rexha foli edhe për sulmet nga deputetët dhe zyrtarët e VV-së ndaj tij.

“Menjëherë pas publikimit të raportit dhe deklaratës, kemi parë një sërë sulmesh ndaj AGK-së por edhe ndaj meje, që nuk është e re. Jemi mësuar, por nuk duhet të mësohemi. Nuk kemi nevojë që me emër e mbiemër të jemi target i njerëzve me pushtet. I dënojmë këto targetime. VV-ja duhet t’i adresojë gjetjet, para 2 vitesh ishte mirëpritur nga qeveria dhe VV-ja, e tash duhet që raporti të lexohet”, tha ai.

“Nuk kemi parë asgjë, në maj ndodhte raporti, në korrik ai u miratua. Gjuha që përmendej e papranueshme ndaj gazetarëve, vetëm u përshkallëzuar. Moment i reflektimit është për këdo që ta ndryshojë këtë. VV-ja vetëm duhet të ndalojë së targetuari gazetarët. Jemi të vetëdijshëm që ka liri të shprehjes, luftojnë çdo ditë për të, ajo që raporti vë në pah, e renditja është kaq e ulët për shkak të këtyre ndërhyrjeve”, shtoi Xhemajl Rexha.

Ky reagim i AGK vjen pas një rënie të ndjeshme të pozitës së Kosovës në raportet ndërkombëtare për lirinë e medias.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë