Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar fiks 26 mijë e 801 euro nëpërmjet donacioneve dhe kontributeve në para.
Në raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore, të publikuar nga KQZ-ja për periudhën 16 gusht 2024 deri më 9 shkurt 2025, Vetëvendosje ka marrë donacione deri në 5 mijë euro.
Pesë mijë euro donacion ka dhënë Elektrostublla, ndërkaq, 2 mijë e 500 euro ka dhënë Ekstra Fruit, nga 2 mijë euro kanë dhënë Ibrahim Mitat Morina, Samir Rexha, Rexhep Hysen Zeka dhe Best Beton.
Elektrostublla është në pronësi të Marjan Ramajt në Viti. Sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, kjo kompani kapital prej 875 mijë eurove.
Ndërkaq, 3 mijë euro donacion ka dhënë Royal Beverage. 1 mijë euro kanë dhënë Ali Morina, Artison Pirku dhe Laureta Tafaj.
Kjo është lista e plotë: