Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse ari gjerman është ende në Amerikë?

02/05/2025 - 22:45
në Kuriozitete, Lajme, Ndryshe
A A
Pse ari gjerman është ende në Amerikë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Duke pasur parasysh marrëdhëniet aktuale me SHBA-në, shtrohet pyetja pse një pjesë e madhe e rezervave shtetërore të Gjermanisë në ar është ende në Amerikë.

Por, banka qendrore gjermane vepron në mënyrë pragmatike në këtë çështje, shkruan Deutsche Welle.

“Sillni arin tonë në shtëpi”, kërkon, për shembull, Michael Jäger, president i Shoqatës Evropiane të Tatimpaguesve, në një deklaratë për transmetuesin publik gjerman ZDF. Ari, në mendjet e njerëzve, është ende “thesari më i madh” që zotëron një shtet, dhe çfarë po bën ky president amerikan me të gjitha institucionet federale, të gjithë po e shohim.

Drejtori i FED-it amerikan, Jerome Powell, ishte mjaft i sinqertë për të thënë mendimin rreth masave të presidentit amerikan, Donald Trumpit në ekonomi, kështu që nuk duket se do të mbetet gjatë në atë pozitë. Dhe çfarë do të ndodhë atëherë me arin gjerman në Amerikë?

Bundesbanka, banka qendrore gjermane, në fakt deri në vitin 2013 publikonte gjendjen e rezervës shtetërore në ar, por nuk donte të thoshte se ku ndodhej ai. Kjo shkaktoi spekulime të shumta se çfarë po bënte Berlini me thesarët shtetërorë, ndaj edhe vetë banka qendrore u bë më transparente.

Pak më shumë se gjysma ndodhet në Gjermani

Po, është e saktë: Në fund të vitit 2024, Gjermania kishte 3.352 tonë ar, që është rezerva e dytë më e madhe shtetërore në botë: vetëm SHBA ka më shumë. Po ashtu është e saktë që 1.236 tonë, pra rreth 37 për qind, ndodhen në thesaret e Federal Reserve Bank në New York, 409 tonë ndodhen në Bankën e Anglisë në Londër dhe pjesa tjetër, pra rreth 51 për qind e arit që zotëron Gjermania, ndodhet në një “lokacion konfidencial” në Frankfurt mbi Main.

Gjermania dikur kishte shumë më tepër ar jashtë vendit: nga viti 2013 deri në 2017, nga New York u transportuan gjithsej 300 tonë ar, dhe në bankën qendrore të Francës ndodheshin 374 tonë ar gjerman, që tashmë ndodhen në Gjermani.

Arsyeja pse Gjermania mban fare ar jashtë vendit ka rrënjë pjesërisht në histori: pas rrëzimit të nazizmit, arin gjerman – të paktën atë që mundën të gjenin – aleatët perëndimorë e morën si garanci për likuiditetin e vendit. Që në marrëveshjen e Bretton Woods-it, u përcaktua që ky ar t’i kthehej Gjermanisë në përputhje me suficitin shtetëror nga vitet ‘50. Deri në vitin 2013, gati 70 për qind e arit gjerman ishte jashtë vendit edhe për arsye strategjike: gjatë Luftës së Ftohtë, në rast se ajo do të shndërrohej në një luftë të nxehtë, ekzistonte frika se Gjermania do të pushtohej shpejt nga ushtria sovjetike ose do të shkatërrohej nga armët bërthamore. Kjo kujdes kërkonte që edhe ari të ruhej larg kufirit me Bllokun Lindor.

JU REKOMANDOJMË

Lladrovci me mesazh për çlirimtarët: Ju presim të pafajshëm!

Lladrovci me mesazh për çlirimtarët: Ju presim të pafajshëm!
12/09/2026 - 17:46

Ramiz Lladrovci ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kujtuar sakrificat dhe rezistencën e shqiptarëve ndër breza, si dhe rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës. Lladrovci ka shkruar...

Më shumëDetails

Aksident me fatalitet në Junik, humb jetën drejtuesi i katërrotëshit

Aksidenti i rëndë në Skenderaj, vdes një fëmijë
12/09/2026 - 17:31

Një person ka humbur jetën të shtunën pasdite si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Jasiq të Junikut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Më shumëDetails

Richard Grenell: Ka mbështetje dy partiake për Hashim Thaçin në SHBA, tani është në dorën e Hagës

Grenell i ashpër me një artikull të REL për Thaçin dhe Specialen: Po paguajmë për drejtësi dhe raportime të rrejshme
12/09/2026 - 17:14

Emisari amerikan, Richard Grenell, ka thënë se më 16 shtator Haga do ta shpall vendimin në çështjen e Jack Smithit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi. Grenell ka thënë se...

Më shumëDetails

Haradinaj: Sot Kosova foli fuqishëm dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët

Haradinaj: Sot Kosova foli fuqishëm dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët
12/09/2026 - 16:58

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka marrë pjesë në Marshin për Liri, ka thënë se sot u marshua si dikur maleve të Kosovës. Haradinaj ka thënë...

Më shumëDetails

Përfundon “Marshi për Liri”, vjen reagimi nga Albulena Haxhiu

Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit
12/09/2026 - 16:56

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila është edhe u.d e Presidentit, ka reaguar lidhur me marshin e organizuar sot në qendër të Prishtinës. Haxhiu ka...

Më shumëDetails

Shkurte Fejza përmbyll Marshin për Liri me këngë “Mora fjalë”

Shkurte Fejza përmbyll Marshin për Liri me këngë “Mora fjalë”
12/09/2026 - 15:09

Këngëtarja Shkurte Fejza ka mbyllë programin e Marshit për Liri me këngën e saj të popullarizuar “Mora fjalë”. Në fillim ajo falënderoi që gjendet aty, ndërsa më pas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sulmohet me shishe Fehmi Kupina në objektin e Komunës së Prishtinës

    Përparim Rama ia dha në mënyrë tinëzare ‘Tulltoren’ biznesmenit të dënuar për shpëlarje parash

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-deputeti i PDK Shaip Muja, thyen heshtjen, i drejtohet me letër Hagës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Limaj flet për mospjesëmarrjen e Abdixhikut e Kurtit në Marshin për UÇK’në

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë