Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

13/06/2026 - 17:33
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

Shkelzen Jusaj - pronar i Petrol Company

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shkak të krizës së naftës si pasojë e luftës së ShBA-së dhe Izraelit me Iranin, çmimi i derivateve të naftës ishte ngritur në gjithë botën, ku në Kosovë ishin vërejtur tendenca me abuzim të çmimeve nga kompanitë që merren me shitjen me shumicë dhe pakicë të këtyre derivateve, raporton Veriu.info

Për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për t’i mbrojtur konsumatorët, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke u mbështetur në Ligjin për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme, kishte vendosur që në baza ditore të caktojë çmimin maksimal të shitjes së derivateve të naftës.

Mirëpo, disa kompani nuk kishin zbatuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pasi që naftën e kishin shitur me çmime më të larta, duke shkelur ligjin dhe dëmtuar konsumatorët.

Veriu.info ka siguruar një dokument të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me të cilin është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Petrol Company Sh.P.K., pasi që gjatë inspektimit të realizuar më 06.03.2026 është konstatuar se e ka tejkaluar marzhën tregtare maksimale të lejuar për shitje me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës.

Në këtë dokument bëhet e ditur se Petrol Company nuk e ka respektuar vendimin për rregullimin e çmimeve të caktuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Kjo gjendje e abuzimit me çmime të derivateve të naftës nga inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut është konstatuar me procesverbalin numër 000757/24 të datës 06.03.2026.

“Veprim ky në kundërshtim me nenin 15 të Ligjit nr.08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme, i sanksionuar me nenin 19 paragrafi 13 të po të njëjtit ligj dhe në nenin 26 të Ligjit nr. 06/034 për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ndëshkohet me nenin 137 të po të njëjtit ligj”, thuhet në kërkesën e IQMT-së drejtuar gjykatës të siguruar nga Veriu.info.

Sanksionet e nenit 19, paragrafi 13

Për shkelje të vendimit për marzhën e fitimit maksimal, në kërkesë thuhet se sanksioni është paraparë me nenin 19, paragrafi 13 i Ligjit nr.08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme.

Sipas paragrafit 13, dënimi maksimal për persona juridikë është i paraparë në shumën prej 6 mijë euro.

“Kushdo që, në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji, nuk respekton kufizimin e çmimit të produktit të naftës ose karburantit të ripërtëritshëm dënohet me gjobë prej dy mijë (2.000) deri në gjashtë mijë (6.000) euro, si person juridik”, thuhet në paragrafit 13 të nenit 19 të Ligjit nr.08/L-018.

Pse një kompani me dhjetëra njësi nëpër gjithë Kosovën të mos e shkelë këtë ligj, kur gjoba maksimale është paraparë 6 mijë? Përgjigje këtu mund të japin vetëm ligjvënësit dhe inspektorët e IQMT-së!

Kush është Petrol Company?

Kompania Petrol Company është e themeluar në vitin 2007 nga biznesmeni Shkëlzen Jusaj, i cili zotëron 100% të aksioneve në kompani.

Në media është raportuar se Petrol Company ka qenë donator i Vetëvendosjes në vitin 2019, ndërsa prej vitit 2021 deri më sot, kohë kur qeverisë Vetëvendosje, kjo kompani ka fituar tenderë publikë në vlerë prej rreth 51 milionë euro.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Petrol Company” Sh.P.K për këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Shkelzen Jusaj – pronar i Petrol Company

Tags: Petrol CompanyShkelzen Jusaj

JU REKOMANDOJMË

Irani këmbëngul se kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit “nuk është i mundur”

Irani këmbëngul se kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit “nuk është i mundur”
12/07/2026 - 16:53

Mesazhet kontradiktore lidhur me Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë, ndërsa Teherani dhe Washingtoni japin deklarata të kundërta për kalimin e anijeve nëpër këtë rrugë ujore me rëndësi jetike. Autoriteti...

Më shumëDetails

Kanye West në Tiranë, Rama: Ngjarja e mbrëmshme u bë motiv ndasie, varfëria s’luftohet duke mos bërë koncerte

Kanye West në Tiranë, Rama: Ngjarja e mbrëmshme u bë motiv ndasie, varfëria s’luftohet duke mos bërë koncerte
12/07/2026 - 16:35

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e mbrëmshëm të Kanye West në Tiranë, i cili u shoqërua me polemika të shumta mes pakënaqësive të...

Më shumëDetails

Ramadani: Aleanca e vetmja që ka ofruar platformë për shmangien e bllokadës, të tjerët le te flasin për poste

Ramadani: Aleanca e vetmja që ka ofruar platformë për shmangien e bllokadës, të tjerët le te flasin për poste
12/07/2026 - 16:09

Burim Ramadani, i cili do të jetë deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në legjislaturën e te të Kuvendit ka deklaruar se partia e tij është e...

Më shumëDetails

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat

Dhuna ndaj të miturës në Fier, merret vendimi për tri të dyshuarat
12/07/2026 - 16:01

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për rrahjen ndaj një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta...

Më shumëDetails

Trump: Dje arritëm një marrëveshje me Iranin, por ata e shkelën brenda një ore

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
12/07/2026 - 15:56

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ShBA dhe Irani ranë dakord për një marrëveshje dje, por Irani e shkeli atë marrëveshje “brenda një ore” kur qëlloi një...

Më shumëDetails

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike
12/07/2026 - 15:28

Një pushues 67-vjeçar është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit. Sipas informacioneve, 67-vjeçari u nxor nga deti në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë