Gjatë vizitës në Malajzi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM) dhe biznese nga sektorë të ndryshëm.
Në takime u prezantua Kosova si një destinacion atraktiv për investime, me klimë të favorshme, fuqi punëtore të re dhe mbështetje institucionale për investitorët.
Organizatat pjesëmarrëse përfaqësonin mbi 100 mijë biznese malajziane.