Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte i pranishëm në hapjen e sezonit turistik në qytetin e Himarës.
Në fjalën e tij përshëndetëse, shefi i qeverisë u shpreh i bindur se ky sezon do jetë fantastik për këtë qytet, i cila siç tha ai është mbushur nga turistë nga shumë vende të botës.
Ai pohoi se projektet për këtë bashki do të ecin përpara dhe progresi i Himarës do jetë i pandalshëm.
“Himara ka pësuar transformim rrënjësor. Ne do vazhdojmë të punojmë, të shtyjmë përpara punët dhe gjëja më e mirë që ka ndodhur në këtë territor është se ka rënë një qetësi dhe ndihet energjia pozitive. Projektet po marrin jetë falë vullnetit dhe iniciativës së bashkisë. Jam i bindur se sezoni do jetë fantastik”, tha ai. /abcnews.al/