Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Baraliu: Asnjë parti s`duhet të bashkëpunojë me Listën Serbe

04/05/2025 - 09:56
në Kryesore, Lajme
A A
Baraliu: Asnjë parti s`duhet të bashkëpunojë me Listën Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu, në emisionin special të RTK-së, ka thënë se pa marrëveshje politike, Kuvendi mbetet peng i interesave të ngushta partiake. Shqetësuese për Baraliun janë mandatet e Listës Serbe, ndërsa sipas tij, partitë shqiptare në asnjë formë nuk do të duhej të bashkëpunonin apo të kenë ndonjë koalicion.

Ngërçi institucional në Kosovë po zgjatet gjithnjë e më shumë. Pa marrëveshje ndërmjet partive politike, konstituimi i Kuvendit mbetet peng i interesave të ngushta partiake. Situata ka krijuar një vakuum të rrezikshëm institucional që po pengon funksionimin normal të shtetit.

“Eshtë një vakuum institucional që po zgjatet në mënyrë të panevojshme. Votimi i fshehtë është i ligjshëm, siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese, por ai është dashur të ndodhte qysh më 15 prill, ditën kur u thirr seanca për konstituimin e Kuvendit”, tha ai.

Baraliu thekson se palët politike duhet të lënë mënjanë interesat partiake dhe të unifikojnë qëndrimet për të mundësuar konsolidimin e institucioneve të reja.

“Duhet bashkëpunim i të gjitha partive politike, për të dalë nga kjo krizë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë bashkëpunim me Listën Serbe. Kjo parti është e instrumentalizuar nga Beogradi dhe njerëzit e saj kanë qenë të përfshirë në agresionin ushtarak të Serbisë”, theksoi ai.

Baraliu ngriti shqetësime edhe për mënyrën si Lista Serbe ka fituar mandatet e saj në zgjedhjet e fundit.

“Ka pasur manipulime, frikësime dhe presione të mëdha. Procesi zgjedhor është vlerësuar i dyshimtë nga vëzhgues ndërkombëtarë, dhe kjo e bën të diskutueshëm edhe legjitimitetin e përfaqësimit të tyre në Kuvend”, deklaroi ai.

Sipas Baraliut, vazhdimi i kësaj situate mund të sjellë pasoja serioze për Kosovën, përfshirë humbje të fondeve milionëshe dhe pengesë në vendimmarrjen shtetërore.

“Humbjet janë reale – qoftë në fonde ndërkombëtare, qoftë në çështje strategjike të brendshme, si shtesat për FSK-në dhe Policinë e Kosovës. Të gjitha po bllokohen nga teke individuale të deputetëve”, tha ai.

Për aq kohë sa partitë politike nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, vendi mbetet në një krizë që rrezikon jo vetëm funksionalitetin institucional, por edhe besimin e qytetarëve në proceset demokratike.

JU REKOMANDOJMË

Trump e Putin nesër përballë njëri-tjetrit në Alaskë – Botës i ndalen sytë në samitin historik
Lajme

Trump e Putin nesër përballë njëri-tjetrit në Alaskë – Botës i ndalen sytë në samitin historik

14/08/2025 - 21:39
Dërguti: Në vitin 2019 me Hashim Thaçin kemi qenë në prag të një marrëveshje përfundimtare
Lajme

Dërguti: Në vitin 2019 me Hashim Thaçin kemi qenë në prag të një marrëveshje përfundimtare

14/08/2025 - 21:15
LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun
Kryesore

Prokuroria kërkon që Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë 3 vëllezërit (VIDEO)

14/08/2025 - 20:47
I njohur për përkushtim e afërsi me qytetarët, Milazim Vitija i LDK-së kandidon për mandatin e 5-të si asamblist me numër 31
Lajme

I njohur për përkushtim e afërsi me qytetarët, Milazim Vitija i LDK-së kandidon për mandatin e 5-të si asamblist me numër 31

14/08/2025 - 20:37
Qeveria s’mund të ndajë para për RTK’në, zëdhënësi i Kurtit fajëson opozitën: Duhet vendim i komisionit, s’kanë votuar për konstituim
Kryesore

Qeveria s’mund të ndajë para për RTK’në, zëdhënësi i Kurtit fajëson opozitën: Duhet vendim i komisionit, s’kanë votuar për konstituim

14/08/2025 - 20:36
Statovci e VV-së kundër Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore: Është i palogjikshëm
Lajme

Statovci për garën në Prishtinë: Jemi në një pikë që të dalim më listë të veçantë nga VV-ja

14/08/2025 - 20:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

    “Nuk ka bir nane që më largon nga PDK!”, Lladrovcit i del i saktë parashikimi – Largohet vet, partia e tij me dritë jeshile nga KQZ

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gazetari Mehmeti pretendon se Mefaili me djemtë po hospitalizohen në Serbi (VIDEO)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • VV e Vushtrrisë e degradon keq në listë ish kryetarin e komunës, nuk e rendit as në 10-shen e parë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Arrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë