Marinsat holandezë, kanë realizuar një stërvitje të avancuar për t’u përgatitur ndaj skenarëve të mundshëm që përfshijnë sabotime, terrorizëm apo kërcënime të tjera që mund të ndodhin në porte apo rrugë ujore.
Përmes një postimi zyrtar, KFOR ka publikuar pamje nga këto stërvitje duke theksuar se marinsat holandezë trajnohen për të qenë të gatshëm për çdo situatë të paparashikueshme që mund të rrezikojë sigurinë.
“Po sikur portet apo rrugët ujore të bëhen objektiv i sabotimeve, terrorit apo kërcënimeve të tjera? Marinsat holandezë stërviten për të qenë të gatshëm për çdo skenar”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga KFOR.


