Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur për “T7” për Letrën e Albin Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut, ku i kërkoi koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Muhaxheri tha se Kryesia e LDK-së do të diskutojë për atë ftesë dhe do të merren vendim se si do t’i përgjigjen.
Por, rikujtoi ai, Albin Kurti edhe Isa Mustafës i ishte referuar si “profesor i nderuar e mandej e dimë çka ka ndodh”.