Eugen Cakolli nga KDI pas dështimit të 11’të ka thënë se është momenti për reflektim dhe që liderët politikë që gjejnë një zgjidhje politike për ta çuar vendin përpara.
“Është momenti për reflektim dhe është e domosdoshme që liderët politikë të lënë mënjanë egot dhe të gjejnë një zgjidhje politike për të çuar vendin përpara. Vonesat në këtë drejtim nuk sjellin fitues, por vetëm humbës dhe humbësi më i madh nga kjo situatë politike e krijuar është vetë Kosova.”
Ai ka shtuar se kuvendi është kthyer në një vend ku shkohet në të “pame”.
“Për keqardhje, Parlamenti i Kosovës është kthyer si një vend ku shkohet në të “pame”, vetëm hyjnë dhe dalin pa asnjë rezultat!”