Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK me “mozaik argumentesh” kundër VV-së, Lushaku-Sadriu: Polarizim, shkelje kushtetuese dhe fyerje

06/05/2025 - 21:47
në Lajme
A A
LDK me “mozaik argumentesh” kundër VV-së, Lushaku-Sadriu: Polarizim, shkelje kushtetuese dhe fyerje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka sqaruar qëndrimin e partisë së saj lidhur me propozimin për krijimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, duke theksuar pamundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të dëmeve që, sipas saj, kjo parti i ka shkaktuar vendit gjatë qeverisjes katërvjeçare.

E ftuar në Debat Plus, Lushaku-Sadriu deklaroi se qëndrimi i LDK-së për të mos bashkëpunuar me VV-në është konsistent dhe i mbështetur në argumente konkrete.

“Në këtë përgjigje e kemi ritheksuar edhe një herë qëndrimin tonë, konsistent për bashkëpunimin tonë me VV-në, si një qëndrim që reflekton pamundësi të bazuar mbi disa argumente. Dhe këto argumente i kemi vënë që në paragrafin e dytë, duke e kujtuar; që bashkëpunimi i jonë është i pamundur me VV-në për shkak të dëmit që i ka shkaktuar (Kosovës) qeverisja katër vjeçare”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ajo përmendi si arsye kryesore diskursin polarizues të Vetëvendosjes.

Sipas saj, qeverisja e VV-së ka cenuar edhe kushtetutshmërinë e vendit përmes mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ka sulmuar lirinë e fjalës përmes presionit mbi mediat.

“Për shkak të diskursit polarizues që ka bërë kjo parti gjatë gjithë kohës. Dhe na kë vënë siklet të gjitha partive dhe na ka cenuar gjithë funksionimin ndërpartiak në Kosovë. I ka ndare, e ka polarizuar thellësisht shoqërinë tonë. Duke linçuar, sharë e fyer. Dhe këto nuk kanë të bëjnë me demokracinë. E ka cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës, duke shkelur mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që është një institucion i pavarur. Duke i atakuar media dhe duke i cenuar edhe lirinë  fjalës”.

Megjithatë, duke marrë parasysh krizën politike në vend, LDK ka propozuar një zgjidhje alternative. Lushaku-Sadriu bëri të ditur se partia e saj ka iniciuar idenë për krijimin e një qeverie tranzitore kombëtare.

“Gjithë ky mozaik i argumenteve na e pamundëson neve që të bëjmë një koalicion apo ta paramendojmë një qeverisje të përbashkët. Andaj sot, përtej kësaj dhe duke pas parasysh krizën politike që ka Kosova sot, ne kemi reflektuar dhe kemi ardhur me një propozim tjetër krahas refuzimit që i kemi bërë VV-së. Kemi bërë një propozim tjetër, që është një nisje për një dialog ndërpartiak, për një formim të një qeverie tranzitore, kombëtare, për një periudhë të caktuar, me një qëllim politike të menaxhimit të një periudhe tranzitore. E kjo është për shkak të krizës që ka futur partia më e madhe, Vetëvendosje”, ka shtuar deputetja e LDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë