Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U kthye në politikë pas 12 vitesh – kush është Friedrich Merz, Kancelari i ri i Gjermanisë

07/05/2025 - 08:35
në Lajme
A A
The Guardian: A do ta rikthejë qeveria e re e Gjermanisë rolin e saj si udhëheqëse e BE-së?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Friedrich Merz u zgjodh më në fund kancelar i Gjermanisë. Kryetari i CDU-së mori 325 vota – ndërsa për shumicën e nevojshme për kancelar nevojiteshin 316 vota. Në raundin e parë, Merz kishte dështuar.

Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokrat (CDU), Friedrich Merz, nuk e pati të lehtë fillimin në detyrën e re. Në raundin e parë të votimit në Bundestag më 6 maj 2025, Merz nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme prej 316 votash. Por në raundin e dytë ai mori 9 vota më shumë se ç’i nevojiteshin për t’u zgjedhur kancelar. Ishte hera e parë në historinë e Gjermanisë që një kandidat për kancelar refuzohet në votimin e parë – një tjetër pengesë në një karrierë politike me ulje-ngritje.

Kthim pas 12 vitesh në politikë

Merz, ish-kryetar i grupit parlamentar të Unionit, u rikthye në Bundestag në vitin 2021, pas një mungese 12-vjeçare nga politika. Në moshën 69-vjeçare ai bëhet kancelari më i moshuar i Gjermanisë që nga Konrad Adenauer, i cili mori detyrën në moshën 73-vjeçare.

Karriera politike e Merz-it ndahet në dy faza: përpara dhe pas epokës Merkel. Në vitin 2002, kur Angela Merkel mori drejtimin e grupit parlamentar të CDU-së dhe më vonë u bë kancelare, Merz u tërhoq nga skena politike. Ai kishte ambicie për postin e kancelarit që herët, por CDU/CSU zgjodhi si kandidat Edmund Stoiberin, i cili humbi përballë Gerhard Schröderit. Më pas Merz u përqendrua në karrierën si jurist dhe nuk kandidoi më për Bundestagun në 2009.

Jurist, menaxher, orator

Me origjinë nga rajoni Sauerland në perëndim të Gjermanisë, Merz është katolik dhe jurist, si babai i tij. Në vitin 1989 u zgjodh deputet në Parlamentin Europian, ndërsa në vitin 1994 kaloi në Bundestag. Dallohej për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe oratorinë e fuqishme.

Gjatë periudhës larg politikës Merz u bë figurë qendrore në sektorin financiar. Nga 2016 deri më 2020, ai ishte kryetar i bordit mbikëqyrës të BlackRock në Gjermani – një fakt që për disa është avantazh, por për kritikët mbetet pikë e dobët për shkak të mungesës së përvojës qeveritare.​​

Angela Merkel,dhe Friedrich Merz, kryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU, duke biseduar dhe qeshurAngela Merkel,dhe Friedrich Merz, kryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU, duke biseduar dhe qeshur

Kurs më konservator

Merz përfaqëson një krah më konservator brenda CDU-së. Ai nuk e mbështeti kriminalizimin e përdhunimit brenda martesës në vitin 1997 dhe ka qenë mbrojtës i fortë i energjisë bërthamore. Po ashtu, ai bën thirrje për më pak burokraci dhe më shumë përgjegjësi individuale.

Në vitin 2023 ai shkaktoi debat me kritikat ndaj integrimit të refugjatëve: “Ka njerëz që nuk kanë ç’kërkojnë në Gjermani… që i tolerojmë prej kohësh duke mos i deportuar, dhe pastaj habitemi kur shohim se si baballarët u mohojnë mësuesve – sidomos mësueseve – çdo autoritet mbi fëmijët e tyre, që sillen sikur të ishin ‘pashallarë të vegjël’.”

Rënie e besueshmërisë

Edhe pse fitoi zgjedhjet në shkurt 2025, popullariteti personal i Merz-it ka rënë. Vetëm 21% e gjermanëve e konsiderojnë të besueshëm, sipas një sondazhi të muajit prill. Vetëm 40% e shohin si lider të fortë dhe 27% mendojnë se ai “e kupton çfarë i shqetëson njerëzit”.

Rënia e besueshmërisë lidhet edhe me manovrat e tij politike: në janar 2025 CDU miratoi një mocion në Bundestag me votat e ekstremit të djathtë AfD – diçka që Merz e kishte përjashtuar më parë. “Ne nuk do të bashkëpunojmë me partinë që e quan veten Alternativa për Gjermaninë,” deklaroi ai më 3 shkurt. Po ashtu, në mars ra dakord me SPD dhe Të Gjelbrit për të zbutur frenën e borxhit, duke hapur rrugë për 1 trilion euro kredi – një kthesë që i zemëroi votuesit konservatorë.

Mesazh për Donald Trump

Në politikën e jashtme Merz është pro dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë – duke kaluar vijën e kuqe të paraardhësit Olaf Scholz. “Nuk jemi palë në këtë luftë dhe nuk duam të bëhemi të tillë. Por as nuk jemi spektatorë të painteresuar,” tha ai në një intervistë për ARD më 28 prill.

Merz kërkon që Gjermania të marrë rol udhëheqës në Evropë dhe NATO. “Mesazhi im për Donald Trump është: Gjermania është kthyer në rrugën e duhur,” deklaroi ai më 9 prill. “Ne do të përmbushim detyrimet për mbrojtjen dhe do të forcojmë aftësinë tonë konkurruese – jo vetëm për Gjermaninë, por për gjithë BE-në.”

Udhëtimet e tij të para si kancelar janë simbolike: Paris, Varshavë. Dhe, shumë shpejt, ndoshta edhe Tirana, ku më 16 maj mbahet takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian./DW

JU REKOMANDOJMË

Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë
Lajme

Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë

10/05/2025 - 23:58
Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre
Kryesore

Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre

10/05/2025 - 23:35
Pas ngritjes së çmimeve, nis monitorimi i çmimit të bukës dhe produkteve tjera
Ekonomi

Pas ngritjes së çmimeve, nis monitorimi i çmimit të bukës dhe produkteve tjera

10/05/2025 - 22:46
Mehmetaj: Vëllai i Albin Kurtit kalon në drejtorinë për shitjen dhe blerjen e rrymës në KEK
Kryesore

Mehmetaj: Vëllai i Albin Kurtit kalon në drejtorinë për shitjen dhe blerjen e rrymës në KEK

10/05/2025 - 22:25
Gjashtë rekomandimet e Inspektoratit Policor për menaxhimin e trafikut në kryeqytet
Lajme

IPK-ja arreston një zyrtar policor

10/05/2025 - 22:25
Konflikti Indi-Pakistan: Një kosovar mbetet i bllokuar atje
Lajme

Konflikti Indi-Pakistan: Një kosovar mbetet i bllokuar atje

10/05/2025 - 21:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)

    “Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal: “Bini 2024” shiti kundërligjshëm 499 kafshë të importuara për therje (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive: KFOR-i hap rrugët ilegale në veri që u mbyllen nga Policia e Kosovës, mundësi e re për kontrabandistët!

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Këta janë dy shqiptarët e arrestuar për vjedhje në Zveçan

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë