Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Parlamenti Evropian miraton rezolutë, kërkohet sërish heqja e masave ndaj Kosovës

07/05/2025 - 15:30
në Lajme
A A
Parlamenti Evropian miraton rezolutë, kërkohet sërish heqja e masave ndaj Kosovës

European Parliamentary Week 2025 - Opening session

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën.

Në këtë dokument kërkohet që dialogu me Serbinë të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, transmeton klankosova.tv.

Një marrëveshje ligjërisht obliguese – e bazuar në njohjen e ndërsjellë.

Në të njëjtin dokument, kërkohet edhe heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Thuhet se Kosova i ka përmbushur kriteret për këtë.

Autori i draftit, eurodeputeti Riho Terras, i ka quajtur këto masa të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi.

”Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ato kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte dhe programe të dizajnuara për të mbështetur axhendën evropiane në Kosovë. Kjo është arsyeja pse duhet t’i shfuqizojmë masat dhe ta lëmë Kosovën të përparojë me fondet që ofrojmë”, tha Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mbështet anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s. U bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën – që ta njohin pavarësinë e saj.

Në dokument shprehet shqetësim për situatën e sigurisë në veri të vendit, veçanërisht pas sulmit në Banjskë dhe incidentit në kanalin Ibër–Lepenc.

Parlamenti shpreh keqardhje që Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht autorët e sulmit terrorist në Banjskë, duke përfshirë edhe Millan Radoiçiqin.

Paralelisht, siç shkruan transmetuesi publik, Parlamenti Evropian ka miratuar edhe një Rezolutë për Serbinë ku Serbia kritikohet për lidhjet me Rusinë dhe për përpjekjet për destabilizim të rajonit.

Kërkohet që ndihma financiare për Serbinë të rishqyrtohet – nëse ajo vazhdon bashkëpunimin me Rusinë.

”Deklaratat e udhëheqësve serbë në lidhje me angazhimin e tyre formal ndaj integrimit evropian tingëllojnë vërtet jo bindëse. Ndërsa po planifikohet një udhëtim në Moskë dhe marrëveshje të reja energjetike me Rusinë këtë javë, nuk ka në horizont reforma të nevojshme që janë thelbësore për një rrugë të suksesshme evropiane. Në fund të ditës, anëtarësimi në Bashkim është para së gjithash përgjegjësi e shtetit anëtar, jo një alibi për të shmangur përgjegjësinë e vet për problemet e vendit”, tha Tonino Picula, raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian.

Rezoluta kritikon edhe të ashtuquajturën “politikë përkëdhelëse” të Komisionit Evropian ndaj Serbisë dhe i bën thirrje Komisionit që të flasë me një gjuhë më të qartë ndaj Beogradit zyrtar.

JU REKOMANDOJMË

Baton Haxhiu i kundërpërgjigjet Sali Berishës: Kur bëja sondazhe për ty doktor, më besoje
Lajme

Baton Haxhiu i kundërpërgjigjet Sali Berishës: Kur bëja sondazhe për ty doktor, më besoje

11/05/2025 - 21:17
Sali Berisha ende mban shpresa në fitore, thotë se Edi Rama i ka orët e fundit në pushtet
Lajme

Sali Berisha ende mban shpresa në fitore, thotë se Edi Rama i ka orët e fundit në pushtet

11/05/2025 - 21:05
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Lajme

Baton Haxhiu i bindur se PS i fiton këto zgjedhje

11/05/2025 - 20:45
​Maqedonci: FSK është gati, vendet mosnjohjes janë problem për në NATO
Lajme

Maqedonci: Nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në e garanton forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes

11/05/2025 - 20:34
PS-ja me fitore bindëse në Qarkun e Tiranës, kaq mandate mori
Kryesore

PS-ja me fitore bindëse në Qarkun e Tiranës, kaq mandate mori

11/05/2025 - 20:17
Berisha me gjuhë të ashpër ndaj Ramës: Argat i Vuçiqit, bëri bllof për Asociacionin
Lajme

Exit Polli: Këto janë komunat ku kryeson Sali Berisha

11/05/2025 - 20:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    “O Rameeeee”: Ky është rezultati që mori në zgjedhje Lulzim Basha

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Publikohen pamje nga ceremonia e varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij shfaqet me plag në dorë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Mehmetaj: Vëllai i Albin Kurtit kalon në drejtorinë për shitjen dhe blerjen e rrymës në KEK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë