Gazetari Lirim Mehmetaj përmes një postimi në Facebook ka prezantuar disa fakte rreth hetuesit policor i cili po hetonte ministrin Faton Peci për afera korruptive.
Sipas dokumenteve të prezantuara nga Mehmetaj, gruaja e hetuesit policor Rrahman Përquku, Halime Përquku, ka përfotues grant nga ministria e drejtuar nga Faton Peci në vitin 2022, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Mehmetaj ka thënë se dyshimet i kanë lindur gjatë kohës sa ky po jepte deklaratë në polici tek hetuesi Përquku, pasi sipas tij hetuesi po e mbronte Faton Pecin.
Ai ka shtuar se kur e ka pyetur hetuesin nëse iu ruhet anonimiteti zyrtarëve të ministrisë për dëshmitë e tyre, përgjigja e hetuesit sipas Mehmetajt ka qenë “jo”.
Postimi i plotë i Mehmetajt dhe VIDEO:
FAKTET: Hetuesi policor qe po e hetonte Faton Pecin per afera korruptive perfitues i grantit nga vete Faton Peci…
Ashtu sic kam deklaruar, hetuesi policor i krimeve ekonomike, Rrahman Perçuku, doli te jete perfitues nga Faton Peci i grantit ne vitin 2022.
Ne video i keni faktet, Listen e Perfituesve dhe gjithcka tjeter.
Se dicka nuk eshte ne rregull e verejta kur shkova te deshmoj ne polici per aferat e Pecit dhe ky hetuesi hidhej ne mbrojtje te tij.
Paramendojeni dike qe nuk e ka qasjen time ne informacion dhe shkon te deshmoj para ketij Perçukut. Vec paramendojeni.
I njejti hetues kur e pyeta se a do te ruhet anonimiteti i zyrtareve te ministrise qe do te vijne te deshmojne per aferat e Pecit, me tha qe “jo”.
Per me teper, dy-tre dite pasi deshmova une, doli Faton Peci me status e tha “trego cfare ke deklaruar ne polici”.
Ku e dinte ky cfare kam deklaruar une?
P.S
Faton Peci o hajn i buxhetit te shtetit e taksave te popullit. Ke me perfundu ne burg ne qofte se vec nje prokuror i ndershem ka mbete ne Kosove. Edhe po do me na vjedh edhe me na sha a? Jo more hajn, jo.