Në emisionin Pressing në T7 është diskutuar për të vërtetën e familjes për Tahir Zemajn, ku në studio është prezent familjari i tij, Armend Zemaj.
Ai ka treguar në detaje se si ka ndodhur atentati ndaj Tahir Zemajt.
“Këtu ka qenë dita e tretë e vitit të ri, ne ishim në familje dhe në mëngjes, ai ka lëviz bashkë me Hasanin, për riparimin e makinës në një automekanik. Në mbrëmje ka ardh me marr Enisin edhe me qit deri në staicon të autobusëve në Pejë. Ka qenë mirë i përcjellur, dhe në momentin kur është ndalë menjëherë, prej dy makinave, njëra në përcjellje dhe tjetra ka shtënë.
Ka mbetur i vdekur axha në vend, Hasani ndërsa Enisi ka qenë i plagosur, ka shku me jetë në Spitalin e Pejës, aty ka ndërru jetë”, tha ai.