Rrjeti i OJQ-ve AVONET përmes një deklaratë njofton publikun se ka dorëzuar një kërkesë për inicimin e procedurës disiplinore ndaj Florije Kqiku, Udhëheqëse e Inspektoratit të Ndërtimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Sipas njoftimit të Avonet, kjo kërkesë vjen si rezultat i shkeljeve të rënda dhe të përsëritura të detyrave zyrtare nga ana e Kqiku, të cilat kanë ndikuar negativisht në funksionimin e rregullt institucional dhe kanë dëmtuar transparencën dhe llogaridhënien publike. Për shkak të mosveprimit dhe sjelljeve joprofesionale të saj, shoqëria civile kanë hasur në pengesa për të marrë informacion të drejtë dhe të plotë mbi çështjet e ndërtimit dhe zbatimit të ligjit.
Komunikata i plotë: