Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i qirasë për fabrikën milionëshe: Nga 17 milionë në 600 mijë euro – Mehmetaj me akuza për Pecin

08/05/2025 - 22:11
në Kryesore, Lajme
A A
Skandali i qirasë për fabrikën milionëshe: Nga 17 milionë në 600 mijë euro – Mehmetaj me akuza për Pecin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur akuza ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, duke denoncuar një kontratë të dyshimtë për dhënien me qira të një fabrike të ndërtuar me financim të Bashkimit Evropian.

Sipas Mehmetajt, kjo kontratë e lë shtetin me një humbje të madhe financiare përmes një qiraje tejet të ulët, që nuk përputhet me çmimet zyrtare të tregut – të vendosura nga vetë ministria e Pecit.

Në Debat Plus, Mehmetaj tha se bëhet fjalë për një fabrikë për përpunimin e nënprodukteve shtazore, ndërtuar me një investim prej rreth 10 milionë euro, që i është dhënë një kompanie të saporegjistruar për vetëm 2,500 euro në muaj.

Fabrika përfshin 40 mijë metra katrorë, pajisje të sofistikuara, kamionë, cisterna, gjeneratorë dhe makineri industriale të financuara nga BE.

Sipas Mehmetajt, kjo qira është në kundërshtim me vendimin e vetë ministrit Peci për përcaktimin e çmimeve të tokave që përdoren për veprimtari jobujqësore.

Vendimi i Pecit parashikon një çmimin tjetër, shumë më të shrenjtë, p.sh.. me të ulëtin prej 1.80 euro për metër katror, do të thotë se vetëm për truallin, qiraja mujore do të duhej të ishte 71 mijë euro në muaj. Nëse kjo shumë shumëzohet për një periudhë 20-vjeçare, del një total prej 17 milionë e 280 mijë euro vetëm për qiranë e tokës.

“Sipas çmimores së vetë Ministrisë për tokat që nuk përdoren për veprimtari bujqësore, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 4 hektarësh, apo 40 mijë metra katrorë. Ne kemi marrë çmimin më të ulët të përcaktuar me vendim nga vetë ministri Faton Peci. Dëmi është më i madh se 60 milionë euro, pasi vetëm subvencionet kapin këtë shumë…

Sipas vendimit të Pecit: ‘Çmimet për parcelat që shfrytëzohen për qëllime jobujqësore dhe për veprimtari të tjera, varësisht nga sipërfaqja dhe pozita e parcelave, variojnë nga 1.80 deri në 2.50 euro për metër katror’.

Edhe me çmimin më të ulët prej 1.80 eurosh për metër katror, për 40 mijë metra katrorë rezulton një qira mujore prej 72 mijë eurosh, vetëm për tokën. Ndërsa për një periudhë 20-vjeçare, shuma që duhej të ishte 17 milionë e 280 mijë euro”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

JU REKOMANDOJMË

Hamza para takimit me Kurtin: Do të flasim për parime, nuk kemi vija të kuqe

Hamza para takimit me Kurtin: Do të flasim për parime, nuk kemi vija të kuqe
10/07/2026 - 09:34

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka arritur në Kuvend për takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Para takimit, Hamza tha se diskutimi do të përqendrohet në parime...

Më shumëDetails

Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet

Kurti arrin në Kuvend për takim me Hamzën: Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet
10/07/2026 - 09:28

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se pret që takimet me krerët e patrive opozitare të jënë konstruktive. “Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe ti konstituojme...

Më shumëDetails

Policia mirëpret bashkatdhetarët me fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”

Policia mirëpret bashkatdhetarët me fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”
10/07/2026 - 09:07

Policia e Kosovës nis sot fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, e dedikuar për bashkatdhetarët që hyjnë në vend gjatë sezonit të verës. Hapja zyrtare...

Më shumëDetails

Kurti takohet sot me Hamzën e Abdixhikun

Kurti takohet sot me Hamzën e Abdixhikun
10/07/2026 - 08:21

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë pranuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për takim lidhur me formimin e institucioneve të reja,...

Më shumëDetails

Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro
10/07/2026 - 08:15

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Vushtrri, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të madhe skelash dhe materialesh ndërtimore nga një kompani që po...

Më shumëDetails

Kurti takon nesër Hamzën e Abdixhikun

Kurti takon nesër Hamzën e Abdixhikun
09/07/2026 - 23:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetari i LVV-së, të premten do të zhvillojë dy takime të ndara me liderët e PDK-së dhe LDK-së. Fillmisht Kurti do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    Ultimatum i “Ibër Lepenc” për uzurpatorët në Ujman, serbët reagojnë me mesazh kërcënues: “Janë shumë të cenueshëm”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Hajnat godasin kompaninë në Vushtrri, zhdukin skele dhe material ndërtimor me vlerë deri në 20 mijë euro

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • LDK i thotë “PO” takimit me Albin Kurtin, ka një “kusht”

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri del nga mbledhja e partisë për një arsye tjetër, tregon se çfarë po diskutohet brenda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • GP Aviation/Prishtina Ticket paditet qindra mijëra euro nga klientët, derisa vazhdon t’ia ketë milionat borxh shtetit gjerman – të njëjtës shteti i Kosovës i ndan subvencione (VIDEO)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë